Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

 

PUSHO NË PAQE ENGJULLI I KOSOVËS!

Opinione  |  E Premte - 22 Mars, 2019  |  2009 Lexime
Kriminelët e “edukuar” Evropianë ose kur djalli vret një engjull.
Në vendet Evropiane që e kanë gojën plotë drejtësi humane,e demokraci ,e që neve mundohen të na i shesin duke na i përsëritur për çdo ditë këto vlera, si të ishin pronë e tyre, vet këta kriminelë Evropianë lirshëm dhe si pa të keq vrasin edhe fëmijë, gjersa mjekët e tyre hipokritë dhe për turp, gënjejnë prindërit e dërmuar nga dhembja, se gjoja fëmija i tyre qenka goditur nga një makinë!
Athua kjo është Evropa, humanizmi, drejtësia dhe trumbetimi i rrejshëm i pranimit të diversitetit etnik dhe fetar si vlerë e tyre?!
Edhe pse për shumë Evropianë ne jemi “primitiv” dhe “të pa edukatë”, historia jonë nuk njeh shembuj të tillë vrasjesh të fëmijëve të pafajshëm me paramendim nga të rriturit dhe asnjëherë nga pleqtë.
Evropë! Ti je kokë e këmbë e mbuluar dhe e kamufluar me drejtësi, edukatë dhe moral të rrejshëm. Nën shkëlqimin tënd vezullues rrin djalli në formë engjulli, me sy të zgurdulluar dhe i gatshëm për krim. Këtë e kemi përjetuar edhe kolektivisht shumë herë gjatë historisë sonë! Turp ishe,e turp do mbetesh!

Shkruan  Hajriz Sejdiu
 
PUSHO NË PAQE ENGJULLI I KOSOVËS!

Reklamë

Komentet

Opinione

 

Marketingu

 

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Opinione

Sociale

Showbiz

Argëtim