Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

Ku shkuan mbi 700 milionë DM të Bujar Bukoshit, mbi 250 milionë të Xhavit Halitit e 9 milionë FRS të Xhafer Shatrit?

Opinione  |  E Hëne - 18 Mars, 2019  |  679 Lexime
Çështja e keqpërdorimit të fondeve 3%-shit dhe "Vendlindja thërret" është një temë e rrezikshme, sepse qe nga themelimi i këtyre fondeve janë futur qëllimisht disa hafije të Serbisë për ta sabotuar dhe përfituar për interesa personale dhe klanore. Lidhur më këtë një sqarim në vija të trasha e mbi fondin "Vendlindja thërret" e ka sqaruar Ibrahim Kelmendi, por që asnjëherë nuk është marrë seriozisht, ndërsa për fondin e "3%-shit" ka disa individë që e ngritën akuza kundër Bujar Bukoshit e Isa Mustafës, por pasur mundësi reale të vinin drejtësi mbi keqpërdorimet. 
Si u themeluan fondet për t'i ndihmuar Kosovës?
Fillimisht fondet u themeluan në diasporë nga partitë politike të mërgatës, organizata të ndryshme dhe shuma e mbledhur dedikohej botimit të revistave dhe ndërtimit të ndonjë shtatoreje siç ishte ndërtimi i figurës së Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Bruksel. Me shpërthimin e demonstratave të marsit 1981, u krijuan fonde, por kontributi i mërgimtarëve ishte i vogël aq sa Republika e Shqipërisë me kërkesën Jusuf Gërvallës, do të detyrohej të ndihmonte me një shumë të hollash, sa për ta blerë një shtypshkronjë që të botoheshin revista. Kjo ndihmë materiale ende qëndron enigmatike: sa u para morën, sa u shpenzuan e kush përfitoi. Këtu fillon origjina e parë e vjedhjeve të fondit edhe pse askush deri më sot nuk ka treguar asgjë. Gjatë viteve të '80-ta, fondi i LPK-së ishte shumë i varfër dhe mezi u mjaftonte për botimin e revistës " Zëri i Kosovës " që botohej në Biel të Zvicrës, mirëpo kur kjo Lëvizje u nda në dyshë, fondet e dy Lëvizjeve pësuan krizë ekonomike drastike. Fondi i Emil Kastriotit alias Emil Fazliut ekzistonte vetëm sa për shpenzime të imta dhe botimin e herë pas hershme të një të ashtuquajtur revistë pa asnjë vlerë artistike. Në anën tjetër Enver Hadri me Rezistencën Kombëtare e kishte themeluar një fond, por ishte një fond që çdo herë mbeti i zbrazët, aq sa kur u vra Enver Hadri (shkurt 1990), kishte mbi 40 mijë dollarë borxh që ia kërkonte Ambasada e R. Shqipërisë nga Parisi. 

Infiltrimi i spiunëve të UDB-së
Themelimi i degëve të LDK-së në diasporë, bëri që të hapeshin fonde në të gjitha degët e nëndegët. Fondet e themeluara nga LDK-ja do ta dobësonin dukshëm fondin e LPKsë që tanimë njëri krah i Lëvizjes gati ishte shuar krejtësisht duke u futur në struktura të LDK-së. Gjatë tri viteve të fundit 1997, 1998 dhe 1999, fondi i PK-së do të fillonte të ngrihej dhe t'i bëhej konkurrencë e fortë e fondit të LDK-së. LDK-ja përveç themelimit të fondeve kishte krijuar edhe qeverinë, ku kishte përfshirë Xhafer Shatrin, Hysen Gërvallën dhe një numër të madh eksponentësh politikë të asaj kohe që të fitonte simpatinë dhe të zbehte LPK-në dhe për të zhbërë fondin e kësaj Lëvizjeje që po forcohej çdo ditë e më shumë. Me aksionet guerile LPK-ja po fitonte nga një anë simpatinë e popullit si dhe dëshirën e tyre të ndihmon fondin e atyre që po kryenin aksione kundër forcave serbe. LDK-ja bëri hapa të tjerë për ta përmirësuar imazhin e tyre që asokohe populli i konsideronte si krahu që pa luftë do ta çlironte Kosovën. Qeveria e udhëhequr nga Bujar Bukoshi do të ndërmerrte hapa më radikal në mënyrë që paratë e mbledhura të futeshin nën kontrollin e tij dhe të Isa Mustafës. Ishte faza kur Fondi i Ahenit në krye me Marin Tunën dhe disa të tjerë duhet të shuheshin për t'u futur nën kontrollin e qeverisë siç duhet të shuhej edhe fondi i Shtutgardit që e kishte Hafiz Gagica. Kështu Bujar Bukoshi në emër të qeverisë e krijoi fondin e tij me Isa Mustafën që asokohe ishte marionetë e Bujarit. Bujar Bukoshi për ta shtuar buxhetin në fondin e tij do të deklaronte në Bon gjatë një manifestimi se qeveria kishte në dispozicion mbi 300 mijë ushtarë të gatshëm për luftë. Në anën tjetër Hafiz Gagica i kishte organizuar sejment e tij që i detyronte mërgimtarët tanë duke i kushtëzuar se ata që nuk japin pare do t'u ndalohet hyrja në vendlindje. Për t'i ndihmuar rritjes se fondit të 3%-shit Bujar Bukoshi e kishte futur në kontroll Xhafer Shatrin i cili e kontrollonte Radio Televizionin TVSH ku reklamohej vazhdimisht se si duhet ndihmuar fondi i qeverisë së Kosovës duke e injoruar fondin Vendlindja thërret që dikur ishte dhe mbahej si personaliteti më i rëndësishëm i LPK-së. Që në fondin e 3% shit të shtoheshin të ardhurat, Bujar Bukoshi në bashkëpunim me Hafiz Gagicën e në koordinim më Selim Broshen do ta themelonin Shërbimin Sekret të Kosovës në kuadër të qeverisë ku do të angazhoheshin spiunët e UDB-së : Mehmet Loci dhe dy tjerët që emrat nuk po më kujtohen e të cilët sot janë veteranë të luftës. Absurditet ! Në anën tjetër, LPK do të fuste në radhët e tyre të luftës spiunët e UDBsë që ditën punonin në SUP e natën mbanin kontakte më shefat e SHPGJ të luftës dhe disa spiunë tjerë që shiteshin patriotë të flaktë , por ne fakt ishin për të sabotuar luftën. Kjo lojë e dyfishtë , do ta nervozonte Ibrahim Rugovën që do bënte të ftoheshin relacionet më Bukoshin e në anën tjetër të deklaronte haptas se " UCK-ja ishte dorë e zgjatur e Serbisë " siç ishte edhe Shërbimi Sekret i Bujarit dhe Hafizit. Pavarësisht deklaratave të Ibrahim Rugovës , lufta çlirimtare vazhdonte siç vazhdonte edhe shërbimi sekret i Hafizit dhe Bujarit e që ende ky ekip ftohet në televizionet tona si " ekspertë" për terrorizëm, " ekspertë " për çështje ushtarake e " ekspertë " në te gjitha fushat e ndjeshme të sigurisë sonë kombëtare , e në fakt nuk dinë asgjë. Serbia nuk i gjuan ata që kontribuuan për zgjatjen e sundimit të tyre mbi Kosovën, e thënia janë limon i shtrydhur nuk qëndron për Beogradin, nga se ata ende i kanë rrënjët në institucionet tona. 

Pse bëhet zhurmë për 2 milionë deri në 20 milionë DM të keqpërdorura e jo për qindra milionë?
Këto javët e fundit, e saktësisht që kur Anton Quni e akuzoi Xhavit Halitin për disa milionë DM që i ka marrë nga fondi i 3%- shit, keqpërdorimi i fondeve është bërë temë ditore në çdo shtëpi shqiptare. Temë e cila nuk është eksploruar sa duhet e siç duhet, sepse gjithnjë iu është ikur realitetit qëllimisht në mënyrë që të akuzohet njëra palë e të diskreditohen disa personalitete kundërshtarë të klaneve tjera. Edhe dokumentari i realizuar këto ditë që është duke bërë shumë zhurmë për asgjë, është një dokumentar problemin e ka kapur vetëm nga sipërfaqja, pa u thelluar aspak në qendrën e problemit. Mendoj se qëllimisht është duke u bërë zhurmë për disa dhjetëra milionë , që mos të kërkojmë gjurmët e qindra milionave që u keqpërdorën për përfitime personale dhe klanore. Në krye të këtyre lajmeve " bombastike " prapa skene qëndron Beogradi me hafijet e tyre shqiptarë të cilët na shesin mend se paskan zbuluar diçka të jashtëzakonshme siç është rasti i dy banesave të Xhavit Halitit në Tiranë. Dy banesat e Xhavitit janë çokollata në krahasim se çfarë pasurie marramendëses qëndron pas Xhavit Halitit. Dy apo 10 milionët që i paska dhënë Bujar Bukoshi janë çokollata në krahasim me qindra milionë të tjerë që i ka keqpërdorur Bujar Bukoshi. 

Ku i harxhoi Xhaferi 9 milionë Franga zvicerane!!
Në anën tjetër policia zvicerane gjatë një bastisje në zyrën e Xhafer Shatrit do i gjejë 9 milionë franga zvicerane. Sa çudi, në vend se paratë t'i fuste në Bankë Xhaferi i mbante në arkë! Kurrë më Xhafer Shatri nuk tregoi se çka beri me ato para që iu kthyen. Kurrë asnjë gazetar nuk u interesua se ku i harxhoi Xhaferi 9 milionë Franga zvicerane!! Pse nuk akuzohen për qindra miliona por për dhjetëra milionë ? Nuk guxojmë ?! Nuk dëshirojmë ? Nuk dimë asgjë ? Nuk dëshirojmë të dimë ? Apo ndoshta janë të paguar të çojnë pluhur për të mos thënë asgjë ? Pse gazetarët tanë merren më disa individë që ishin kryetarë të fondeve, e nuk bëjnë hulumtime institucionale ? Hulumtimet e gazetarëve tanë për dokumentarin kundër Xhavitit apo Bujarit , janë thashetheme të rrugëve e jo fakte. Faktet kundër këtyre dy personaliteteve ekzistojnë diku tjetër e që është çështje lehtë të vihet deri të shuma ekzakte e dy fondeve. Kryetarët e dy fondeve, nuk dine të japin përgjigje konkrete sepse njohuritë e tyre janë të kufizuara vetëm për një lokalitet ku ata ishin kryetar. Sipas hulumtimeve të tyre gjysmake e jo profesionale do arrihet vetëm të një shumë e vogël e që në shumicën e rasteve mbetën thashetheme. Gazetarisë hulumtuese po ua jap vetëm një këshillë e që nëse e kanë me seriozitet do t'i gjejnë faktet se fondi i Bujarit në Evropë kishte mbi 700 milionë DM, ndërsa fondi i Xhavitit kishte mbi 250 milionë DM. Gjatë një takimi në Bon, në Ministrinë e Punëve të Jashtme ku ishte Jakup Krasniqi dhe i cili i kërkonte ndihmë Gjermanisë për armatim, dhe ku ishte Bujar Bukoshi, nga zyrtari i kësaj ministrie u është thënë haptas se të bashkohen dy fondet që bashkërisht arrinin shumën rreth 1 miliardë DM, e me këtë shumë çdo shtet do u jepte kredi për blerjen e armatimit të nevojshëm. Jakupi ka refuzuar siç ka refuzuar edhe Bukoshi. Protagonistët e këtij takimi dhe ndërmjetësuesit ende janë gjallë.

Bujar Bukoshi a ia dha Milosheviqit mbi 700 milionë DM?
Tani jemi në zemër të temës dhe humbjeve të fondit të 3% -shit. Kjo është nyja gordiane që Bujar Bukoshi kurrë nuk do ta pranojë, por që me pak mund e hulumtim të mirëfilltë nyja zgjidhet. Lidhur më problemet që ka na shkaktuar në Parlamentin Evropian Bujar Bukoshi e Hafiz Gagica, Edita Tahiri në bashkëpunim më serbin Gorazhd Cvetiqin i paguar nga qeveria e Bukoshit, kam shkruar më herët në viteve të fundit në " Kosova Sot " . Aktualisht jemi të keqpërdorimi i fondit të 3%-isht që Bujar Bukoshi e ka pasur nën kontrollin e tij absolut. Fondi i 3 % -isht nuk ishte dhjetëra por qindra milion DM, e që kjo shifër të dokumentohet është e nevojshme që qeveria e shtetit të Kosovës me shkresë zyrtare t'i drejtohet shteteve perëndimore veç e veç , ku duhet kërkuar saktësisht shuma e fondit të 3% dhe e " Vendlindja thërret ". Kjo procedurë është shumë e lehtë dhe nuk zgjatë më shumë se disa muaj dhe përgjigja do i vjen qeverisë më shumën e saktë dhe kush i ka shpenzuar. 
 

Hapi i dytë duhet kërkuar ku shkuan ato qindra milionë?
Hapi i dytë është pak më i komplikuar, mirëpo në shtetet perëndimore ekzistojnë faktet se Bujar Bukoshi në bashkëpunim më Milosheviqin kanë investuar në GAZPROM të Rusisë. Këto fakte dhe dokumente duhet të kërkohen zyrtarisht nga qeveria jonë, e jo në forma private. Kush nga qeveria ka guxim të bëjë një kërkesë të tillë ?! Përgjigja është : askush. Pyetja tjetër: pse askush ? Përgjigja është, sepse Bujar Bukoshi i ka blerë të gjithë para luftës dhe pas luftës, dhe kushdo që ka guxim të bëjë një kërkesë të tillë Bujari do ia zbulonte sa pare ia ka dhënë për ta blerë heshtjen e tyre. E lexuat një shkrim që t'i zgjojë nga gjumi disa gazetarë të cilët mendojnë se kanë zbuluar sekrete të fondeve që u keqpërdorën, e ne fakt janë vetëm në shtresën e parë e që u duhet të heqin shumë shtresa tjera për të ardhur deri të zgjidhja përfundimtare. Të zgjidhja përfundimtare do arrihet pas shumë vite pas vdekjes së protagonistëve e jo sot. 

SHKRUAN: RESHAT SAHITAJ  


 
Ku shkuan mbi 700 milionë DM të Bujar Bukoshit, mbi 250 milionë të Xhavit Halitit e 9 milionë FRS të Xhafer Shatrit?

Reklamë

Komentet

Opinione

 

Marketingu

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Showbiz

Argëtim