Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

Bëhuni patriot ju të rinj thonë mos e lëshoni Kosovën po thonë

Opinione  |  E Diele - 17 Mars, 2019  |  233 Lexime

Porse në këtë Kosovë, po të njëjtit u japin këtyre të rinjëve Ministra të dënuar për krim. Nga gjykatorja - gojën vesh më vesh - drejtë e në Qeveri. Ja hodhëm drejtësisë. Çfarë shembulli i trishtueshëm për këta të rinj.

Ja hedhin drejtësisë sepse aty kanë vendosur shokë që s’kishin “kunkuru” asnjëherë. Të tjerët që s’i kishin vendosur aty, i ndoqën me kërcënim. Shokë si aty kanë vendosur edhe në shëndetësi, edhe në arsim, edhe në KEK, RTK, PTK, polici e intelegjencë. Nuk ka vend që s’e kanë prekë e fëlliqë. Kësaj i thonë zaptim.

Ato pak vende pune që bëhen në këtë Kosovë u ndajnë fëmijëve të vet. Më pas grave e burrave të tyre; kunatave e miqve që kanë - akrabave rend, deri sa s’u mbetet kush pa një vend. Dhe të shikojnë drejt në sy e të thonë “ishin më të zot, s’kishim asnjë ndikim ne”.

Në festën më të rëndësishme të shtetit për këta të rinj, atë për pavarësi, vendosin të mashtrojnë në lapsa, flamuj, ushtri e deklarata për pavarësi. S’u ikën asnjë cent. Këta lapsin se shohin për shkrim; e shohin si mjet për “me e zhbi”.

Liberalizimin që e premtuan për 30 ditë s’po e bëjnë as për 2 vjet. Këta të rinj që i shfrytëzuan për kauza karrige, i mbajnë tash të mbyllur në një burg masiv. Vet, ndërsa, me fëmijë e pasaporta dyshtetësie shëtisin lirshëm nëpër Evropē. Dhe atë në udhëtime më ekskluzive. Nga paratë?! 53 milionë Bechtelit e 52 milionë ujit, “50 e kusur milionë” duhanit, kazinove, e kujt jo tjetër - janë bërë tashmë brend. Hajnia e mashtrimi kanë marrë përmasa multimilionëshe. 50 e sa milionëshe saktësisht.

Të rinj, këta veç për një gjë kanë të drejtë. Kosovën s’duhet lëshuar asnjëherë. Por Kosovën nga ta duhet çkapur me themel. Sepse kështu e kapur siç është, ajo s’jep as shpresë e as vullnet.

Bëhuni patriot ju të rinj thonë mos e lëshoni Kosovën po thonë

Reklamë

Komentet

Opinione

 

Marketingu

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Showbiz

Argëtim