Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

Dhunimi i Shtetit

Opinione  |  E Enjte - 14 Mars, 2019  |  705 Lexime
Cënimi i shtetit ligjor ka zënë fill qysh nga pas lufta e tani ka lulëzuar deri në atë masë sa që është krijuar si një zonë e pasigurt,  kur ky shteti yn ka mbetur në duart e dajallarëve, nipave e mbesave, kunatave e rejave, vëllezërve e djemve, prindërve e kushërinjëve, të cilët janë kontrabanduar në institucione për fatin e keq të këtij vendi.

Është dhunuar shteti ligjor nga matrapazët politik deri në atë masë, sa që çdo qytetar i këtij vendi të dhunuar, e di mirë se punësimi në institucione bëhet nga parimet e nepotizmit dhe favoreve personale, nga ky mjerim sot secili i ri i cili nuk është daja apo nipi, reja apo mbesa ose kunata, e një funksionari publik është duke menduar të largohet nga ky vend me shpresën për jetë më të mirë.

Aq shumë është thelluar skandali i dhunimit të shtetit sa që është krijuar një gjendje e pazakontë, ku vendi është shndërruar si arenë e luftërave burokratike në mes njerëzve të cilët para dhe pas lufte kanë pasur qëllim dëmtimin e këtij vendi. Nuk mund të përshkruhet dëmi që i është sjellë këtij vendi nga këta njerëz që sot po i shohim duke i punësuar të afërmit e tyre pa kurrfarë kriteri. Ky punësim është duke u bërë në sy të të gjithëve e poashtu edhe në praninë e organeve të drejtësisë ku aty këtu edhe këto janë të përfshira në emërime jo meritore. Aq shumë ka degraduar sistemi ligjor sa që më nuk mund të flasim për gjendje jo normale, po për një situatë ku është vënë në pikëpytje edhe vetë shtetësia, sepse institucionet më të rëndësishme po iu besohen individëve pa kritere. Për fat të keq thuajse në çdo drejtim dhe fushëveprimtari janë kyçur individë pa kriter, dhe aq e rëndë është kjo situatë sa që lirshëm mund të themi se shteti ligjor më nuk funksionon.

Bëj thirrje me shpresën që nuk është vonë, të evitohet dëmtimi i mëtejmë i të gjitha organeve të drejtësisë që për hir të këtij vendi ti ndalin dhunuesit e shtetit dhe të ndalin skandalin e punësimeve, sepse e morën në qafë një popull.

Shkruan Asambleisti nga radhët e PDK-së Suharekë
Jeton Rrakaqi Master i Sigurisë.
Dhunimi i Shtetit

Reklamë

Komentet

Opinione

 

Marketingu

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Showbiz

Argëtim