Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

Po qartësohet se askush nuk mbështet idetë territoriale!

Opinione  |  E Mërkure - 6 Mars, 2019  |  89 Lexime

Po qartësohet se askush nuk mbështet idetë territoriale

Tepër me rëndësi që po qartësohet mirë dhe zëshëm nga partnerët ndërkombëtarë që idetë territoriale nuk kanë mbështetje. 
Ishte një ide e keqe dhe që nuk sjellë qetësi, as zgjidhje, as përparim. Ishte një ide që u katapultua në formë jotransparente dhe nuk u shpjegua asnjëherë pse u rikthye kjo ide në tavolina jozyrtare.
Kemi humbur më shumë se një vit, që nga janari 2018, duke argumentuar se kjo ide shkakton jostabilitet, nuk është e drejtë, nuk është e mirë dhe e dëmton Kosovën. 
Sigurisht se mosmbështetja e idesë territoriale është fitore për Kosovën, porse dëmi u shkaktua në dimensione të caktuara. Në vend që të gjithë në skenën politike e institucionale të fokusoheshim së bashku për konsolidimin e pozicionit të Kosovës, na është dashur dhe po na duhet edhe më tutje të argumentojmë pse idetë e këqija nuk mund të vendosen e zbatohen në Kosovë. 
Në një temë ku pothuajse të gjithë ishim të bashkuar, sikurse ishte transformimi i FSK-së, sigurisht që arritëm sukses historik. Këtë do ta arrinim në secilën fushë. 
Prandaj, na duhet unitet dhe t'ia mbajmë shpinën njëri-tjetrit.

Po qartësohet se askush nuk mbështet idetë territoriale!

Reklamë

Komentet

Opinione

 

Marketingu

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Opinione

Sociale

Showbiz

Argëtim