Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

"Shqiptarët kanë anëtarësuar deri tash tri shtete në NATO." - Opinion nga Burim Ramadani.

Opinione  |  E Shtune - 2 Mars, 2019  |  133 Lexime


"Shqiptarët kanë anëtarësuar deri tash tri shtete në NATO. Kosova do të jetë anëtarja e rradhës.
Përpos Shqipërisë, përkushtimi i shqiptarëve ka qenë vendimtar në anëtarësimin e Malit të Zi dhe Maqrdonisë së Veriut në Aleancën Veri-Atlantike. 
Ky rol konstruktiv steategjik shqiptar në Ballkan vlerësohet si orientim i palëkundur drejt të mirës, kundër të keqes. Drejt Perëndimit dhe kundër pretendimeve armiqësore ruse e terroriste. 
Nëse dikush në rajon e nënvlerëson këtë, të jemi të bindur se kjo është evidentuar si kontribut shqiptar në kryeqytetet e vendeve të perëndimit. 
Por, është evidentuar edhe si qëndrueshmëri shqiptare nga kryeqytetet armiqësore. Prandaj, shohim rritje të dukshme të aktiviteteve armiqësore ruse e serbe në Kosovë e Bosnjë-Hercegovinë. 
Serbia jo vetëm që është kundër NATO-s dhe ka hyrë thellë me Rusinë, por ka penguar vazhdimisht shtetet përrreth, aty ku jetojnë serbë. 
Në Bosnjë e Hercegovinë po arrin sukses. 
Në Mal të Zi, përkundër dështimit, ka rritur investimin politik e financiar.
Në Kosovë po bën gjithçka për të bllokuar konsolidimin e shtetësisë.
Këtu do të dështojë Serbia. Definitivisht!!!"


Opinion nga Burim Ramadani. 

"Shqiptarët kanë anëtarësuar deri tash tri shtete në NATO." - Opinion nga Burim Ramadani.

Reklamë

Komentet

Opinione

 

Marketingu

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Opinione

Sociale

Showbiz

Argëtim