Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

"Psikologjia e jetës" - Psikolog Rron Kastrati.

Opinione  |  E Hëne - 11 Shkurt, 2019  |  639 Lexime
Sot në ora 17:00 në emisionin INFO PLUS (në studion e Radio Vales), është mbajt një emision për "Psikologjinë e jetës dhe kuptimin e saj në prizmin psikologjik", ku si musafir ka qenë i ftuar Psikolog Rron Kastrati.

Më poshtë keni të shkruar temën e cila është folur sot nga Psikolog Rroni;


Psikologjia si fushë e gjërë shkencore studion proceset mendore(kognitive) dhe ato sjellore. 
Në bazamentin konceptual të kuptimit jetë psikologjia është një pjesë e pandashme e saj. 
Janë njerëzit ata të cilët i mveshin kuptim jetës në varësi të rrethanave dhe kushteve dinamike, apo është vetë jeta që e dhuron kuptimin e saj në prizmin psikologjik ?
Ku qëndron thelbi ? 
Njëra ose tjetra, pavarësisht faktorëve dhe dyanshmërisë (edhe-edhe), qeniet njerëzore apriori janë të prirur të krijojnë llojllojshmëri përshtypjesh senzitive, emocionale, psikosociale, por dallimi qëndron në vetëm një përbërës.
Përbërësi që vë në lëvizje funksionin e pskologjisë jetësore është faktori "Sfidë", sepse qëllimet tona që janë të precizuara drejt kënaqësive qofshin epshore, karrieriste, famoze, e më gjërë nuk mund ta përkufizojnë kuptimin e jetës si të tillë.
Pse do thoni ? 
Është aq e thjeshtë, kënaqësitë e përditshme qëndrojnë pikërisht te lakorja e ngjarjeve (lumturi- vuajtje, kënaqësi) ? 
Po tani pse kjo ndarje ? 
Dallimi i lumturisë dhe i kënaqësisë ?
Psikologjia e jetës në themelet e saja konsistente lumturinë e konsideron dhimbje nga vuajtjet që e përcëllojnë shpirtin tonë human, dhe pas këtij procesi shpresa e programuar në çdo mendje njerëzore mbahet fortë nga nxitësit e pritshmërisë që mund t'i përforcojnë ndjenjat, motivet, dhe sjelljet tona fuçishëm situatë pas situatë. 
Po kënaqësia ? 
Një plotësim nevoje që fillon shpejtë dhe mbaron shpejtë, kjo përkohshmëri e shkurtër dukshëm dobëson intensitetet e nxitësëve të pritshmërisë apo asaj shprese që mbase gjithnjë vdes e fundit.
Prandaj, në një përfundim esencial dhe konciz, kjo lakore sjell të keqen dhe e servon të mirën pas saj dhe anasjelltas, një proces i pandalshem psikologjik që prodhohet nga mendjet njerëzore që domosdoshmërisht në kuptimin funksional të aspektit neurofiziologjik dhe kimik e ushqen këtë mekanizëm me këto përjetime relative, e ndërsa lakorja e jetës e kontrollon jetën tonë dhe e mban aktiv kuptimin psikologjik të saj nga shumë faktorë si : Perceptimi social, vetëperceptimi, dhe nevoja për shoqëri dhe kontakti me të tjerët, derisa në anën tjetër të botës negative veprojnë stimujt e idit dhe egos tunduese, narcistike, deluzive, mbikrenare, autoritative, abuzuese, një ndarje e shpirtërave njerëzor që luftojnë me Unin real që kërkon favore të pavarura vazhdimisht. 
Konkretisht, në tërë botëkuptimin e temës së trajtuar, ndryshimin brenda njeriut dhe jashtë tij e zhvillojnë qasjet antikonformiste të mirfillta me tendenca dhe qëllime frytdhënëse, dhe moskonformizmi ndaj shtresave autoritative dhe abuzuese që veprimtarinë e kultivojnë nga konteksti ku jetojnë, kultura, besimet, dhe qasja e plogësht psikoedukative. 
Konkluzivisht Psikologjia e jetës, jeta dhe kuptimi i saj veçohet nga krijimtaria jonë origjinale- njerëzore që në formacionin e saj bazë e zotëron pasionin dhe sfidat me rivalin tonë kryesor në jetë: Frikën dhe rrezikun. 
Përfitimet janë të mëdha nëse këto dy faktorë arrijmë t'i mposhtim me të gjitha energjitë njerëzore që i kemi, mos harroni edhe në qoftë se keni arritur fitore pirrote ju keni fituar një betejë me armikun kryesor të njeriut Frikën që censuron dhe hendikepon veprimet tona drejt rreziqeve me plot guxim. 
Kjo është jeta, në çdo hapësirë jetësore që shoqërohet nga Psikologjia në mënyrë të vullnetshme ose të pavullnetshme, vendimarrjen e përcakton Njeriu përmes aspiratave të tij të shëndosha, e ndërsa ligësinë e konsumon shpejtë kënaqësia e përkohshme që fatkeqësisht këtë orientim mashtrimthi mund ta kenë shumë njerëz të pafajshëm të cilët janë rrëmbyer nga bota instiktive plotësisht.
Ndjenja e fajësisë shkakton vetëndëshkimin, vetëndëshkimi mund ta persekutojë mendjen tonë, por veprimi ynë i pendesës me plot ndjenjë, zbut dhe dobëson gradualisht intensitetin e iluzionit persekutues, ju lutem mos kontraktoni me ndërgjegjen, bëjeni falas, pendohuni, dhe ju do flini i qetë përjetësisht dhe në harmoni të plotë me të pandërgjegjshmën, instiktet, dhe do të ndjeheni të rilindur.
"Psikologjia e jetës" - Psikolog Rron Kastrati.

Reklamë

Komentet

Opinione

 

Marketingu

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Opinione

Sociale

Showbiz

Argëtim