Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

Një poemë e shkruar nga shkrimtarja jonë e Suharekës - Gona Gashi

Opinione  |  E Hëne - 11 Shkurt, 2019  |  351 Lexime
Shkrimtarja, Gona Gashi, nga Suhareka ndau me ne poezinë e saj "Rritu".
E reja Gona ka një vullkan fantazie, ajo çdo here shfaq botën e saj te mbrendshme me plot gjallëri.

Ne krenohemi me të!


Rritu

Ti
 Nuk je fëmije të lidhesh në djep  
me ta përkund rriten 
e
Kur rritesh 
nuk e di sa vjet bëhesh
veç shtatin tënd e mas me gishta 
rritės sate i'a fali të rrahurat e zjarrmisë përvëluese 
sa herë ta shoh zgjimin

Ti di të zgjohesh e qohesh
mbret në këmbë

ti qohesh 
Po
qohesh edhe peshë
E lyp me ta thye shtatin

Kur
zgjohesh 
burrërohesh
Rritesh veç për hatrin tem
e me bahesh si gaca e çarrit që digjet në bukurinë e vet
qohu ec
qaj
vallëzo
e rritu
Ti
Kokëfort
Hijerëndë
Jarg kullon sa herë gjendesh përballë guves sime
Para enigmës së saj  
ligavesh si ujk i uritur

Lojën tënde e kam në zemër
Eja luajmë
N'dash symsheftas
n'dash ashiqare
Bota 
Në ne le të kallet!


Gona Gashi


Një poemë e shkruar nga shkrimtarja jonë e Suharekës - Gona Gashi

Reklamë

Komentet

Opinione

 

Marketingu

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Opinione

Sociale

Showbiz

Argëtim