Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

"Krimin e pushtuesit e vazhdojnë njerëzit tanë!" - Edita Rexha.

Opinione  |  E Enjte - 7 Shkurt, 2019  |  311 Lexime
Shpesh familjen e kemi definu si strehe e sigurte, vend qe ofron dashuri, ngrohtesi e siguri. E kush mundet me qene me i afert me femijun perpos prinderve, nanes dhe babes. Bile edhe vet keta dy jane definimi i fjales familje. 
Po, jo gjithmone. Kjo bote nuk i paska vetem ngjyrat bardhe e zi. Paska edhe prinder e familje qe te bejne te ndihesh i huaj dhe i pastrehe, ndonese ke vetem nje kulm mbi koke, asgje me shume. 
Vite me pare, ne Kosove eshte ngrite zeri i grave e vajzave se duan shkollim. Secila femer ka te drejte te jete e afte te qendroje ne kembet e saj, e shume familje nuk e kane perkrahe e pranu faktin se edhe vajza duhet me qene e barabarte me djalin. 
•çikat me shku n'shkoll ta qesin zanin e zi. •Pse duhesh ti me dal e me ladru?
•Rri n'shpi se kush t'merr ty kur t"sheh njerzia posht e nalt. 
Por, fatmirsisht qe vullneti edhe deshira per shkollen e kane mposhte mentalitetitn dhe gjendjen e shumices, dhe vajzat e grate kane fillu lirshem me jetu. Kane fillu me tregu se jane te afta edhe per ide dhe çeshtje qe veç burrat dikur i kane diskutu, bile edhe kane kryj punen me mire se burrat, e shpesh edhe i kane zevendsu pozitat qe dikur kane qene tabu. 
Sot, 20 vjet mas luftes vajzat e grate po ja zbardhin ftyren shqiptarise, kampione, artiste e shkenctare, te gjitha jane vajza.
Po, te njejtin vend, ne Kosoven tone qe per disa eshte nane e disa njerke, ka ende vajza jane pre dhe viktime e krimit. 
Ne shekullin 21 vajzat ende vazhdojne me u pa si makina seksi dhe si qenie qe e kane lirine e kufizime, e jetojne me frike. 
Se pari, familja eshte fajtori kryesore. Nje familje e shendoshe duhet te kete komunikimim me femijen e saj gje primare. Po, sot ende ka femije, djem e veçanrishte vajza qe babes as qe bohet fjale me i tregu per diçka qe ndjen, frikesohet apo edhe qofte nje llafe koti. Marre! E ne shume raste nese i shprehesh nanes e i tregon diçka, e merre nje pergjigje, "shuj se po te nin baba" ose edhe, "marre, t'sheh njerzia". Po, pra e krijon distancen me femijun aq sa mos me qene ne gjendje me vrejt gezimin, merzine edhe friken e femijes qe vet e ke sjelle ne kete bote.
Pastaj, me vazhdu me ate shtepine e dyte qe te gjithe e quajme shkollen, si nje vend ku ushtrohet dhuna dhe kercenohen nxeneset, po ashtu edhe mesuesi, qe nuk besoj se e ka dhene premtimin se profesionin e tij ka me kryj ne menyre te shenjte. Apo edhe shpesh eshte supozu se mesimdhenesi eshte prindi i yt, e jo krimineli ose perdhunuesi. E ku me vazhdu mo me kaq te zeza, kur ne rastin qe ti i afrohesh e kerkon ndihme prej njeriut qe e ka pergjegjsi sigurine tende, del ma kriminel se vet krimineli ne fjale. Ku me shku? Me iu drejtu mjekut me t'i sheru plaget qe gjithe keta t'i kane ba, a thu t'i sheron? Po, jo njejte, edhe ky eshte pjese e gjithe ketij grupi qe ja morren ftyren Kosoves, e shkaterrun jeten e nje vajze, nje tjeter, edhe nje tjeter e gjithe shoqerise. 
Edhe sot, ne kohen kur ende nanat s'jane sheru prej plageve e dhunimit te pushtusit te huaj, vajzat dhunohen prej njerzve tyre e sherbysve te shtetit tone, cili eshte krime ma i madhe?


Shkruar nga Edita Rexha.
"Krimin e pushtuesit e vazhdojnë njerëzit tanë!" - Edita Rexha.

Reklamë

Komentet

Opinione

 

Marketingu

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Showbiz

Argëtim