Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

Syri i Publikut dhe interpretimi i tyre (reagues) ndaj ndarjeve, divorceve, dhe shkëputjeve dashurore.

Opinione  |  E Diele - 3 Shkurt, 2019  |  513 Lexime
Syri i Publikut dhe interpretimi i tyre (reagues) ndaj ndarjeve, divorceve, dhe shkëputjeve dashurore.

Rron Kastrati –Psikolog, dhe studiues i analizave metakognitive, dhe problemeve sociale dhe organizative shkruan;

Si ta përballoni makinën e baltosur llomotitëse të publikut kur pësoni eksperienca dhe përjetime ndarjesh, divorcesh, apo shkëputjesh gjatë kohës kur jeni të dashuruar, dhe e ëndrroni një mundësi të dytë ?

Përgjigjja është po dhe jo nga rrethanat qëndron varësia. Por mos harroni se problemi është më bërthamor: Plagët e tradhtisë janë marinuar dhe të ekspozuar aktualisht si një poshtërim publik ku opinion i gjërë llomotit informacione (“Të thëna dhe të pathëna” gjithandej vetëm e vetëm për ta ushqyer Libidon me energjitë e urrejtjës dhe atij percepsioni të pështirë xhelozak) Qetësia dhe privatësia e nevojshme për të filluar shërimin mohohet në sytë e publikut  të paktën derisa syri i publikut zbulon diçka tjetër për t'u parë dhe kështu  nga një përshtypje e vetme, sasiohen shumë përshtypje tjera (të gabuara) të publikut, ku gjasat për një rrezikshmëri të lartë janë kur tërë qyteti rrezikohet nga pasojat e depresionit kolegtiv, me një ankth poashtu të përgjithësuar kolegtiv, dhe të gjitha këto simptomatologji dhe neuroza kolegtive prodhojnë fryte të “kelbëzura” steriotipike-etiketimesh në një qytet, ku përveq tjerash mund të influencojë edhe një kulturë tjetër e një pushtuesi qindra vjeqar. 

Një mori kushtesh, shancesh, dhe shumë konsiderata të ndryshme mundësish janë të mbushura me realitetet e  llojllojshme të jetës individuale të cilat i shprehim në mënyrë të vetëdijshme ose të pavetëdijshme gjatë jetës sonë. Nuk është çudi që statistikat mbi aftësinë për të rregulluar një marrëdhënie të shkëputur ose të ndarë nga pabesia janë  të zymta por reale. Nëse fokusohemi në rrugët shkencore ateherë një studim i njerëzve të sapo divorcuar zbuloi se 15 përqindshi i tyre thanë se e kishin një lidhje të dytë, ndërsa 85 % i tyre besonin sërish në një mundësi të dytë lidhjeje nga një morri arsyjesh psikologjike por edhe sociale.

Kurse vlerësimet e terapistëve shkojnë nga 30 në 80 për qind të analizave psikologjike. Të gjitha vlerësimet janë të ndërlikuara por nga variabla të fuqishme koreluese .  Përshembull :Një qëndrim me të ka zgjatur një natë, apo një marrëdhënie paralele me një dimension tjetër kohor “Slow motion”?  (Gjatë kohës kur ne e vuajmë emocionin dhe ndjenjën ankthioze të ndarjës). Pyetje të shumta si :

1. A ndodhi kjo kur martesa ishte e re apo pas viteve të cilat i përjetuam bashkarisht si “dashuri “? 

2..A e zhvendosi partnerin vetëm për një çast( në nj, apo e ka gjeturi një shok/shoqe shpirti? 

3.A ishte shkaku i pabesisë(ndarjes-tradhëtisë) apo thjeshtë simptomë me karakter frustrues dhe një marrëdhënie kolapsore ?
 

Përgjithësisht shumë thonë se gjinia është një faktor. Studimet e shumta hulumtuese konstatojnë se: Meshkujt janë më të prekur (ndjeshmërisht dhe patologjikisht) nga çështjet seksuale; ndërsa gratë, nga ajo emocionale. Arsyeja mund të qëndrojë thellë në gjenet tona (predispozitat gjenetike dhe konstruksioni ynë strukturor (Fiziologjik-dhe biologjik). Sa i përket traditës që na shkakton shumë plagë të rënda për një marrëdhënie janë etiketimet- mendësia (fanatike dhe influenca kulturore e regjioneve përkatëse), poashtu dhe përgjithësimet janë të lehta për tu pranuar; por praktikisht të pamundura për t’i përjetuar.

Stereotipi qëndron në faktin se meshkujt kanë më pak gjasa të pranojnë një goditje (psikologjike) ndaj egos mashkullore dhe janë më të gatshëm dhe të mobilizuar (emocionalisht) shpejtë për t'u divorcuar.

Por ka një kundër argument në këtë relacion, dhe se shumë martesa mbijetojnë, kur njeriu mashtron thjeshtë sepse ka më pak gjasa që të ketë një lidhje emocionale, meqenëse gradualisht adaptueshmëria e këtij raporti ka karakter rutinor, robotik, mekanik, të shkrirë në shtresën e shoqërisë (të gjithë pas kopesë).  

Është e sigurt, se shërimi për të dyja gjinitë është i komplikuar masivisht nga mbikrenaria dhe iluzioni i vetëlartësimit dhe impulsioneve inatqore edhe nga gjinia femërore por edhe nga ajo mashkullore.

A është falja një mundësi? Ose mbase jeta do të bëhet një cikël i pafund ndëshkimi dhe rekrutimi. "Ke harruar të marrësh mbeturinat." "Po; edhe ti më ke mashtruar ". (Kundër përgjigje të shumta që e pasqyrojnë ambivalencën e asaj dashurie martesore).

Nëse e shihni shpresën plot optimizëm, vazhdoni të flisni. Mos u tërhiq me shpresën se emocionet thjeshtë do të ftohen, dhe ju mund të ecni përpara. Ndihma profesionale është zakonisht e rëndësishme në përballjen me të vërtetat e vështira dhe duke thyer pozitat e palakmueshme dhe të fortifikuara. Së fundmi më e rëndësishmja për ta rregulluar një marrëdhënie pabesisht të dëmtuar është të jesh absolutisht i sigurtë se të dy ndajnë përkushtimin për ta riparuar atë. Ajo duhet të ndodhë dorë për dore, krah për krah. Gjithësesi logjika e realitetit thotë se: Rimëkëmbja nga ndarjet e lidhjeve dhe mardhënieve dashurore është e vështirë sidomos kur bota shikon dhe fabrikon lloj - lloj mendimesh, perceptimesh, dhe informacionesh kundërmuese dhe pa baza faktike e logjike.

Andaj, jeto me individualitetin tend, introspekto me vetën tënde, antivirusi i vetëm ndaj publikut është buzqeshja e këndshme, me fjalën e ëmbël dhe këshilluese “Kujdes sepse nuk i dihet jetës, mund ta pësosh edhe ti”

Autor i shkrimit : Rron Kastrati –Psikolog, dhe studiues i analizave metakognitive, dhe problemeve sociale dhe organizative.

Syri i Publikut dhe interpretimi i tyre (reagues) ndaj ndarjeve, divorceve, dhe shkëputjeve dashurore.

Reklamë

Komentet

Opinione

 

Marketingu

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Showbiz

Argëtim