Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

Mes artit dhe jetës - Editë Rexha

Opinione  |  E Shtune - 2 Shkurt, 2019  |  265 Lexime
Arti nuk duhet të jetë më i bukur se jeta. Dhembja nuk ka pse të duket si gjë e bukur. Edhe lotët nuk duhet të përmbajnë as edhe një pikë magjie mbrenda tyre, njejtë si buzëqeshja djallëzi. Tek e fundit e vetmja gjë që duhet t'i dalloj që të dyja është gjallëria e jetës dhe jetëgjatësia e artit në anën tjetër, nëse si dallon këto dyjat, atëherë mos humbë kohë kot për t'i lexuar këto rreshta. 
Të dyjat i kam prekur. Jetën u mundova ta bëj art, e artin në jetë ta vëja. 
Me ditë ndjeva dashuri, e natën dhembje. Dikur kisha lexuar se në jetë ka vetëm "grimca lumturie" por, s'pajtohesha dot. Besoja në gojëdhënat se "gjërat e mira marrin fund shpejt", po se balancoja dot në mund të ishte lumturia aq ndjenjë e bukur në jetë sa dhembja në art, e që të dyja të përfundojnë në një skenë të vetme.
Pastaj kur fillova të meditoja për çka është e përkohshme e çka përjetëshem, në këtë rast arti triumfoi, dhe jeta doli si pasuese e së parës. 
Njëherë, dallgët e jetës siç i quajnë artistët, më hudhën në thellësinë e ujrave që do luftoja të mbijetoj valës së madhe ose do të fundosesha aty. Në këto momente mendoja rreth të thjeshtës dhe asaj të ndërlikuar, e para do të ishte kjo e dyta, dhe e dyta patjetër do të ishte zgjidhje e thjeshtë. Dhe ti sërish do të pyesesh, arti apo jeta? 
Arrite t'i lexosh këto pak rreshta? Çfarë mendon? Jetën apo artin? I cilës je? Prej cilës nuk mbetesh?
Nëse do të egzistonte një fat si zgjedhja protagonist i cilës do ishe, jetës apo artit? Me sa dhembje do të jetoje apo sa bukur do të vuaje? 
Kush je ti? 
Apo thua ç'janë këto pyetje, të duken pa kuptim, pa bazë a pa përfundim? 
Përgjigjen e fundit ta them unë, po pa përfundim. Fillimin e vendos ti, mund të jenë këta rreshta, mund të jetë sonte pas mesnate, mund të jetë mëngjesi i ardhshëm, mund të jetë mbase një viti, dhjetë apo edhe asnjëherë. Vendos ti. Por, të betohem në gjitha vitet që i humba në jetë, pastaj humba të tjera që t'i hudhja të parat në letra që mund kohës t'i mbijetojnë apo edhe të zhduken si të mos kishin qenë. Unë kisha humbur shumë kohë. Isha afruar fundit të jetës dhe kisha krijuar një art të ri. Diku në mes të vërtetës dhe të bukurës, kisha humbur shumë kohë, dhe ende pa përfundim.
Arti apo jeta?


Editë R.
Mes artit dhe jetës - Editë Rexha

Reklamë

Komentet

Opinione

 

Marketingu

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Opinione

Sociale

Showbiz

Argëtim