Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

Jo vetëm për ato femra që po vriten me plumba, por edhe për ato që po vriten me dhunë çdo ditë pak e nga pak !!

Opinione  |  E Enjte - 31 Janar, 2019  |  627 Lexime
Shkrim dedikuar jo vetëm atyre femrave që po vriten me plumba, por edhe për ato që po vriten me dhunë fizike e psikike çdo ditë pak e nga pak. 
Kush po i vret ? 
"Burrat e tyre ", ata në fakt as burra nuk meritojnë të quhen, ata janë burracak.
Një burrë i vërtet nuk mund të ngreh dorë mbi gruan e tij, mbi gruan të cilën e ka zgjedhur të jetojë jetën me të, mbi gruan e cila i gjendet afër në të mirë dhe në të keq, mbi nënën e fëmijëve të tij, mbi gruan që bën çdo sakrificë për familjen e saj. E lëre me i marrë jetën. Kush je ti zotëri të ia marrësh jetën dikujt, e posaçërisht gruas tënde. Kush ? Je zot ti ?
Ajo për të është "pronë", "kafshë shtëpiake" etj, por vetëm e vetëm njeri nuk është. ( Në shumë raste edhe për pronën ka më shumë kujdes, edhe një kafshë shtëpiake përkëdhelet më shumë se ajo ).
Madje këtyre burracakëve, ju vjen turp t`i sheh dikush me gruan e tij. Ama nuk i vjen turp ta shohin njerëzit me dashnore, përkundrazi ajo është krenari për të, është zotësi sepse ka arrit me ba dashnore. E cila meriton shëtitje, meriton dhurata, mdërsa gruaja e tij që bën çdo gjë për të nuk e meriton.
Ajo duhet të rrijë në shtëpi. Duhet të trajtohet si "kafshë shtëpiake", mjafton të ushqehet ( me ushqimin që përgadit vetë ). Pronari kur të dojë ta shëtisë me kohë të kufizuar, madje disa prej tyre nuk e kanë këtë lluks, sepse për disa pronarë më të ashpër shëtitja është lluks. Pronari i tregon nga cila anë duhet të shkojë, djathas apo majtas. Mos të flasim për mendjen që plotësisht ia kontrollon, ai i tregon si të mendojë, kur duhet të qeshë, kur duhet të qajë, kur duhet të flejë, si duhet të flasë ose ose mos të flasë fare. Urdhëri i tij është i padiskutueshëm, vetëm duhet ta zbatosh.
Ajo s`ka të drejta, ajo është skllave, që me shekuj përpara skllavi është konsideruar send që flet. Paramendo send, objekt të konsiderohesh në shekullin XXI, që vetëm flet, ama flet vetëm kur i thotë pronari.
Ajo është shërbëtore, ajo ka për detyrë të gjitha punët ti kryejë pa bërë zë. Nuk ka pse të bëjë zë, sepse kushtet i ka, edhe a e dini cilat kushte: ushqim e disa rroba. Kaq duhet ti mjaftojnë. Çfarë ka më shumë të kërkojë ? Ajo është në shtëpi të huaj, ska rëndësi sa kohë jeton 20  apo 30 a 40 vite, ska rëndësi mundi saj në atë shtëpi, ska rëndësi sakrifica e saj për atë familje, ska rendësi rritja e fëmijëve. Ajo mbetet rob i huaj, gjak i huaj, nuk meriton më shumë. 
Ajo nuk ka sjellë pasuri, këto që i ka bërë nuk janë asgjë. Paratë i ka sjellë burri, pasuria e tij është.
Por çka nëse gruaja dëshiron të punojë, të sjellë edhe ajo para në shtëpi. Nuk bën, femra që punon është e pamoralshme. Madje femra nuk di të bëjë asgjë më shumë, nuk ka zgjuarsi, nuk ka zotësi. Ajo di vetëm të gatuajë, të pastrojë, të rrisë fëmijët. Kaq di, nuk vlen më shumë.
Ajo duhet të jetë e përpiktë në punët e saj. Një vonesë e vogël shkakton nervozën e pronarit. Ska rëndësi a është e sëmurë, a është duke u marrë me punë të tjera, apo përkujdeset për fëmijët, ajo sguxon të vonohet. Përndryshe pason dënimi. "Kafsha" vetëm me dhunë zbutet. ( Nuk janë raste të rralla kur dëgjojmë se është përdorur dhunë ndaj grave vetëm pse ia ka vonuar drekën apo çajin burrit ).
Dukuria e vrasjes së grave po rritet  nga këta burra "psikopatë", dhe vetëm pas vrasjes po ngritet zëri për to. ( Me të drejtë, sepse po shuhet një jetë). Por çfarë po bëjmë ne si shoqëri për ti parandaluar vrasjet e grave, asgjë ! Ama bash asgjë.
Ne po i harrojmë ato që janë të gjalla fizikisht, por që janë të vdekura përbrenda.
Edhe a e dini pse janë ende gjallë ???
Sepse janë dorëzuar, iu janë nënshtruar burrave të tyre, nuk guxojnë të flasin, janë të frikësuara, të kërcënuara, të keqtrajtuara.
Nuk kanë guxim të kërkojnë të drejtat e tyre !
E ku me gjetë atë guxim ???
Kur nuk kanë përkrahjen fillimisht të familjeve të tyre, të shoqërisë, madje e as të organeve të drejtësisë.

Ato janë të vrara për së gjalli...
Ato frymojnë vetëm për sy e faqe...
Ato në fakt sakrifikojnë vetëm që të "jetojnë"...
Sepse dikush është mbi to, dikush vendosë për jetën e tyre...
Ato në fakt as jetë nuk kanë, sepse dikush tjetër jeton për to.



Donjeta Kryeziu


 
Jo vetëm për ato femra që po vriten me plumba, por edhe për ato që po vriten me dhunë çdo ditë pak e nga pak !!

Reklamë

Komentet

Opinione

 

Marketingu

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Showbiz

Argëtim