Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

Psikolog Xhafer Haliti, "Nuk është zgjidhje vetëm të ankohesh!".

Opinione  |  E Martë - 29 Janar, 2019  |  459 Lexime
Nuk është zgjidhje vetëm të ankohesh..
 
Shkruan: Xhafer HALITI (Psikolog)
 
Po shohë çdo ditë e më shumë kolegë, student, njerëz të shoqërisë civile, edhe të asaj opozitare duke drejtuar kërkesa e ankesa drejt qeverisë lokale, qëndrore bile disa edhe i shesin mend Kryeministërit, thuajse se çdo zgjidhje e mundshme është në gjep të këtij të fundit.
Madje; edhe më poshtërues është fakti kur këta miqtë tanë, thuajse "të pafatë" e "të ngratë", vizionin e tyre imagjinar e shohin vetëm jasht Kosovës; duke mos e llogaritur asnjëherë faktin se pse jetojnë këtu..
 
Nuk e di nëse secili prej tyre, një herë të vetme e ka menduar se ata çfarë kanë bërë për këtë shtet të "poshtër" e me injorancë të lartë!?
Apo vetëm në diskutimet e tyre me shoqëri e me familje kërkojnë rrugët se si duhet të i'u ikim obligimeve që ne i kemi ndaj shtetit?
ose se si në zgjedhjet e ardhshme të votojnë përsona mediokër.
Fatkeqësisht!!
Sepse të mjafton të lexosh, e të shfletosh vetëm njëherë historikun e vendit ku je ushqyer tash e shumë vite, dhe të kthjellësh me të dy këmbët në tokë.
Nuk mund të them se jam shumë i kënaqur me atë që shohë e dëgjojë çdo ditë në këtë vend, por tpaktën më shumë arsye gjejë ta dua këtë vend, se sa ta urrej. ndoshta për shkak të optimizmit tim, ose atëdhedashurisë.
Më falni por ata që dëshirojnë zgjidhjen gjejnë mundësinë, ata që nuk dëshirojnë gjejnë arsyen..
Ky vend, pa asnjë pikë dyshimi ka me bollëk, por nuk e di se në çfarë perspektive e shikoni.. sigurisht rol të madh ka pjesa e të menduarit të cilën edhe Krijuesi ynë e ka lënë në dorën e zgjedhjes së gjithësecilit.
Si ka mundësi që ta pa profilizuar, qoftë në aspektin akademik-fakultativ, e qoftë të asaj jetësor; zanate e artizanate, të kërkojnë të ardhura të konsiderueshme për të jetuar si pashallar/e në strofullat e tyre, madje madje shumica e tyre kërkon që punëdhënësit të jenë shumë të interesuar për ta.. e që ata vetëm të injorojnë kërkesat e tyre, e në këtë mënyre tu rritet "vlera" që e kanë formuar vetëm në kokën e tyre.
 
Dhe si përfundim, jepni fund ankesave, shkrimeve, letrave drejtuar institucioneve të cilat po mundohen të bëjnë punët që i'u takojnë, punoni drejtë realizimeve qëllimeve; objektivave tuaja, kjo ju bën të ndiheni më pozitiv, dhe më frytdhënës.
 
 
Psikolog Xhafer Haliti, "Nuk është zgjidhje vetëm të ankohesh!".

Reklamë

Komentet

Opinione

 

Marketingu

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Opinione

Sociale

Showbiz

Argëtim