Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

Kurti tregon se çfarë qëndrimi ka mbajtur para emisarit të Trumpit!

Politikë  |  E Mërkure - 9 Tetor, 2019  |  135 Lexime
Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sot është takuar me emisarin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi.
 

Richard Grenell, i cili njëherësh është ambasador i SHBA’së në Gjermani, sot ka qëndruar në Prishtinë, ku, përveç me Kurtin, është takuar edhe me presidentin e vendit dhe me zyrtarë të tjerë institucionalë e politikë.

Kurti, partia e të cilit ka dalë e para në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, ka treguar, nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Twitter, në internet, se çfarë qëndrimi ka mbajtur para të dërguarit të Trumpit

“Sot u takova me ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, dhe me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett”, ka shkruar Kurti.

“E falënderova z. Grenell për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA’së në Kosovë, në kohë lufte e në kohë paqeje”, ka bërë të ditur Kurti.

“Sa i përket dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, unë thash se përmbajtja e tij është më e rëndësishme sesa afatet”, ka treguar Kurti.



© RADIO VALA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Kurti tregon se çfarë qëndrimi ka mbajtur para emisarit të Trumpit!

Reklamë

Komentet

Politikë

Marketingu

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Opinione

Sociale

Showbiz

Argëtim