Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

Humbja e madhe e Ahmetit - qytetarët e Prishtinës e shfaqën dëshpërimin me punën e tij

Politikë  |  E Mërkure - 9 Tetor, 2019  |  121 Lexime

Banorët e kryeqytetit, të cilët Shpend Ahmeti i udhëheq tash e gjashtë vjet, duket se e kanë humbur besimin në kryetarin e tyre.

 

Këtë e dëshmon numri i vogël i votave që PSD-ja e Ahmetit i ka marrë në Prishtinë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, raporton KTV.

PSD-ja, që në këto zgjedhje garoi në koalicion me AAK-në, ka dalë subjekti i katërt, duke marrë vetëm 7 mijë e 633 vota apo 7.6 për qind.

Mandatin e dytë të kryetarit të Prishtinës, Ahmeti, atëherë pjesë e Vetëvendosjes, e kishte fituar me votat e 42 mijë qytetarëve.

Këtë rënie në vota të Ahmetit, qytetarët e lidhin me punën e pamjaftueshme në komunë dhe me angazhimin e tij si kryetar i një partie tjetër.

Për analistët politikë, ky rezultat i dobët i Ahmetit në Prishtinë, është shfaqje e pakënaqësive të qytetarëve me mënyrën se si po udhëhiqet komuna më e madhe në vend.

Monitoruesit e punës së komunës thonë se kryetari Ahmeti i ka larguar qytetarët nga vetja duke mos marrë pjesë në shumë takime publike me ta.

Sipas Iniciativës për Progres, ky rezultat e ka lëkundur pozitën e Ahmetit si kryetar.

Përveç në këto zgjedhje, Ahmeti kishte kandiduar për deputet edhe si anëtar i LVV-së në 2017-ën, ku kishte dalë më i votuari pas Albin Kurtit, por që më pas e kishte zgjedhur pozitën e kryetarit të Prishtinës.

Humbja e madhe e Ahmetit - qytetarët e Prishtinës e shfaqën dëshpërimin me punën e tij

Reklamë

Komentet

Politikë

Marketingu

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Opinione

Sociale

Showbiz

Argëtim