Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

Rita bën thirrje për të ndihmuar Shqipërinë!

ShowBiz  |  E Martë - 24 Shtator, 2019  |  249 Lexime

Rita Ora ka bërë një postim që fansat e saj t’i dalin në ndihmë Shqipërisë pas tërmeteve.

Në kuadër të UNICEF, Rita Ora ka bërë një postim për mbi 15 milionë ndjekësit e saj në Instagram, duke i thirrë që t’i dalin në ndihmë Shqipërisë. 

Rita ka shkruar duke shpjeguar se çfarë ka ndodhur në Shqipëri, ndërsa në linkun e bashkangjitur ka shpërndarë mundësinë që kush të mundet të kontribuojë për t’i dalë në ndihmë banorëve, kryesisht fëmijëve, të prekur nga tërmeti, shkruan Gazeta Express.

“Një tërmet me 5.6 ballë ka goditur Shqipërinë më 21 shtator, që është afër Kosovës, vendit ku jam lindur”, ka shkruar Rita në postim.

Rita është ambasadore e UNICEF dhe vazhdimisht po e përdor famën e saj për t’i dalë në ndihmë fëmijëve në nevojë, e po bën të pamundurën që t’i kushtojë vëmendjen vendit të saj të prejardhjes. 
 

 

Rita bën thirrje për të ndihmuar Shqipërinë!

Reklamë

Komentet

ShowBiz

Marketingu

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Opinione

Sociale

Showbiz

Argëtim