Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

Mënyrat e penalizimit të nxënësve problematik!

Sociale  |  E Hëne - 16 Shtator, 2019  |  121 Lexime
Disa këshilla si të silleni në raste kur nxënësi shfaq probleme në sjellje. Situata të cilat vetëm mësuesi me shumë zgjuarsi dhe butësi mund t'i mbajë nën kontroll.
 

*Mësuesi duhet të mundohet mos e banalizojë situatën.

*Nxënësit që ka kryer kopje i pezullohet testimi, i merrret kopja nga duart;

 

Në raste kur bëhet kopje

- Mësuesi duhet të kontrollojë veten dhe të flasë me nxënësin në mënyrë të sjellshme, i thotë se është i habitur/zhgënjyer dhe nuk priste që nxënësi të bëjë kopje;

- E ngre nxënësin nga vendi ku është ulur dhe e ul diku tjetër;

- Duke vepruar në këtë mënyrë, mësuesi u bën të ditur gjithë nxënësve të tjerë se të kopjuarit ka pasoja dhe nuk mund të kalojë aq lehtë. Të gjithë në testim duhet të shkruajnë njohuritë që kanë grumbulluar.

 

Reagimet e mësuesit kur nxënësi sillet në mënyrë jo të hijshme

- Mësuesi bën të ditur rregulloren e shkollës;

- Përpiqet të ndërtojë raporte pozitive;

- Mësuesi nuk duhet ta nxjerrë nxënësin nga klasa;

- Mësuesi duhet t’i flasë butësisht nxënësit, ndalohet dhuna fizike dhe psikologjike, si dhe duhet të bisedojë sërish me të jashtë orarit të mësimit;

- Mënyra më e mirë e zgjidhjes së problemeve është komunikimi.

 

 

Nxënia është një proces i gëzueshëm.

- Mësimi është edhe argëtim, pra humori ndikon;

- Nxënësit duhet të shohin lidhje të drejtpërdrejta të njohurive me jetën e përditshme;

- Ndjejnë siguri, kompetencë dhe aftësi për të përvetësuar ide të reja;

- Shfrytëzohet talenti i nxënësit;

- Çmohet kureshtja dhe kreativiteti;

- Nxiten për pyetje e propozime;

- Mësuesi të japë shembuj sjelljesh te nxënësit me korrektësi, dinjitet dhe respekt;

- Nxënësi nxitet të sjellë materiale ekstra, të cilat mund t’i gjejë nga libra jashtshkollorë;

- Largimi i frikës është një nga qëllimet kryesore;

- Nxënësit nxiten të lavdërojnë njëri tjetrin në raste arritjesh.

 

 

(Portali Shkollor)

Mënyrat e penalizimit të nxënësve problematik!

Reklamë

Komentet

Sociale

Marketingu

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Opinione

Sociale

Showbiz

Argëtim