Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

Lëvizja VETËVENDOSJE! prezanton kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 6 tetorit!

Politikë  |  E Shtune - 14 Shtator, 2019  |  151 Lexime

Lëvizja VETËVENDOSJE! përmes kandidatit për Kryeministër, Albin Kurtit, prezantoi listën fitimtare të kandidatëve tanë për deputetë në zgjedhjet e 6 tetorit.

 një atmosferë të zjarrtë mes aktivistësh që nuk dinë të ndalen, Kryetari, Albin Kurti foli për vizionin e një qeverie e cila do t’i japë fund hajnisë dhe korrupsionit për një shtet ku drejtësia është e padiskutueshme, zhvillimit i hapet rruga dhe lulëzon barazia.

Kryetari Kurti tregoi se, “Lista e VETËVENDOSJE!-s për zgjedhjet e 6 tetorit është dëshmi e një qasjeje ndryshe për ndryshim progresist e për përfaqësim të pandryshueshëm. Lista jonë përbëhet nga burra dhe gra me edukim cilësor, me atdhedashuri të dëshmuar, me profesionalizëm të lartë e me aktivizëm shoqëror”.

Me aktivistë me guxim të palëkundur dhe me profesionistë të zotë që nuk mund të rrinë pa i shërbyer vendit Kosovës po i vjen një ditë e re, një ditë e drejtësisë, barazisë dhe e zhvillimit.



© RADIO VALA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Lëvizja VETËVENDOSJE! prezanton kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 6 tetorit!

Reklamë

Komentet

Politikë

Marketingu

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Opinione

Sociale

Showbiz

Argëtim