Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

Kadri Veseli takon veteranët e zonës së Mitrovicës!

Politikë  |  E Shtune - 14 Shtator, 2019  |  109 Lexime
Ndalesën e fundit mbrëmë e bëra me veteranë të zonës së Mitrovicës. I falënderova për kontributin dhe mbështetjen që më kanë dhënë në luftën çlirimtare dhe që po më japin tash në luftën kundër korrupsionit. Ne diskutuam edhe për Planin Kundër Korrupsionit, zbatimin e të cilit do ta nisi në 100 ditët e para si kryeministër.


Një nga pesë shtyllat e këtij plani është zgjidhja e çështjes së mashtruesve që janë regjistruar si veteranë të luftës sonë çlirimtare, duke njollosur uniformën e shenjtë të UÇK-së. Kjo është edhe një barrë e madhe për buxhetin e shtetit, sepse rreth 40 milionë euro në vit që shkojnë për veteranët e rremë, do të mund të përdoreshin për të hapur mundësi të reja për rininë, që të qëndrojë në Kosovë dhe të mos emigrojë jashtë vendit.

© RADIO VALA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

 
Kadri Veseli takon veteranët e zonës së Mitrovicës!

Reklamë

Komentet

Politikë

Marketingu

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Opinione

Sociale

Showbiz

Argëtim