Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

 

Një humbje e “bukur”, humbëm 3 pikë, por shënuam 3 gola

Sport  |  E Mërkure - 11 Shtator, 2019  |  123 Lexime

Kosova është mposhtur nga Anglia me rezultat 5-3 në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020.

Edhe për kundër rezultatit, Dardanët bënë një paraqitje shumë të mirë në këtë ndeshje, sidomos në pjesën e dytë.

Kosova kaloi në epërsi që në minutën e parë me golin e Valon Berishës, shkruan Indeksonline.

Anglia u rikthye fuqishëm në lojë duke shënuar pesë gola që në pjesën e parë.

Rahem Sterling (8′), Kane (19′), Vojvoda (38′ autogol), dhe dy Sancho (44′ dhe 45+1′).

 

Në pjesën e dytë e gjithë ndeshja ishte në këmbët e Kosovës.

Valon Berisha shënoi golin e dytë për Kosovën në minutën e 49-të të ndeshjes.

Në minutën e 55-të u fitua penallti që në gol e realizoi Vedat Muriqi.

Anglia mbetet në vendin e parë me 12 pikë pas katër ndeshjes, e ndjekur nga Çekia me 9 pikë dhe Kosova e treta me 8 pikë.

Mali i zi dhe Bullgaria kanë dalë nga loja me nga dy pikë. /IndeksOnline/

Një humbje e “bukur”, humbëm 3 pikë, por shënuam 3 gola

Reklamë

Komentet

Sport

 

Marketingu

 

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Opinione

Sociale

Showbiz

Argëtim