Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

 

KOSOVA S’ËSHTË SERBI: ME ÇEKI, EDHE NJË MREKULLI

Sport  |  E Shtune - 7 Shtator, 2019  |  275 Lexime
Ka përfunduar edhe pjesa e dytë e ndeshjes midis Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Çekisë me rezultat 2-1. Përballja për t’u kualifikuar për Euro 2020 është zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, njofton Klan Kosova. Golin e parë të kësaj përballjeje e realizoi futbollisti çek, Patrik Schick, në minutën e 16-të. Vetëm pas katër minutave lojë, shtatlarti Vedat Muriqi arriti ta barazoi rezultatin duke shënuar një super gol. Ndërsa golin vendimtar të këtij takimi, që ngriti epërsinë e Dardanëve ndaj kundërshtarëve e shënoi Mërgim Vojvoda në minutën e 66-të. Më poshtë mund t’i gjeni formacionet e të dyja skuadrave. Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadergjonaj, Voca, Halimi, Zhegrova, Celina, Rashani, Muriqi. Çekia: Vaclík, Kadeřábek, Čelůstka, Darida, Masopust, Jankto, Soucek, Suchy, Boril, Schick, Kral. klankosova.tv
KOSOVA S’ËSHTË SERBI: ME ÇEKI, EDHE NJË MREKULLI

Reklamë

Komentet

Sport

 

Marketingu

 

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Opinione

Sociale

Showbiz

Argëtim