Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

 

LVV: Mostransparenca e Komunës së Therandës, në dhënien e granteve dhe financimeve është shqetësuese!

Politikë  |  E Shtune - 17 Gusht, 2019  |  203 Lexime
VV dega në Suharekë përmes një postimi kanë bërë një përmbledhje të indeksit të transparencës në prokurim publik të bërë nga KDI.
Për LVV-në është shumë shqetësuese shtylla që ka të bëjë me Grantet dhe Financimin.

Për më shumë ja dhe reagimi i tyre i plotë:


Çka fsheh mostransparenca? Korrupsionin!

Nga indeksi i transparencës në prokurim publik për vitin 2018 i publikuar nga KDI më 15.08.2019, që është i bazuar në 6 shtylla të ndryshme siç janë: prokurimi publik përfshirë ankandet publike, transparenca buxhetore, qasja në dokumente publike, informimi dhe pjesëmarrja e publikut, grantet dhe financimi, etika profesionale dhe konfliktet e interesit, Komuna e Therandës nga 100 pikë sa kanë qenë në total ka arritur të marr vetëm 55.52 pikë, pra pak më shumë së gjysma.

Shtylla e 5 që ka të bëjë me "Grantet dhe Financimit" del të jetë shtylla me më së paku transparencë.

Pyetjet më të cilët është matur kjo shtyllë janë:

1. A janë publikuar rregulloret për dhënien e granteve në faqen e internetit? 2. A janë publikuar thirrjet për aplikacione për grante në faqen e internetit? 3. A janë publikuar rezultatet e dhënies së granteve në faqen e internetit? 4. A ka informacion rreth procesit të vlerësimit të projekteve?

Pra nga këto pyetje mund të e kuptojmë se pse Komuna e Therandës është më së paku transparente në këtë shtyllë.
Kjo më të vërtet është shqetësuse…!

Reagim nga LVV- Therandë

© RADIO VALA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
 
 
LVV: Mostransparenca e Komunës së Therandës, në dhënien e granteve dhe financimeve është shqetësuese!

Reklamë

Komentet

Politikë

 

Marketingu

 

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Opinione

Sociale

Showbiz

Argëtim