Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

Ndjenja që më jep Suhareka, m' bëri të mos mendoj dy herë të kthehem në Golden Eagle Ylli!

Sport  |  E Martë - 13 Gusht, 2019  |  369 Lexime
Altin Morina në ditën kur ka nënshkruar për Golden Eagle YLLI i tha këto fjalë, që na bëjnë të ndihemi krenarë, pasi secilin lojtar të ardhur në Suharekë e kemi respektuar në maksimum. “Është një ndër ndjenjat më të bukura që më japin Suhareka, që kanë besuar gjithmonë në mua. Ndjenja që më jep Suhareka m’bëri të mos mendoj dy herë të kthehem në Golden Eagle YLLI”, tha Morina. Angazhimi i pakursyer do të jetë arma e tij, të cilin angazhim ai e sheh DETYRË! “Arma ime mendoj që është angazhimi në maksimum në çdo aspekt. Kjo është detyrë e imja dhe e gjithë lojtarëve tjerë. Angazhimi në maksimum edhe i Xhebsave që të mbërrijmë sa më lartë si ekip, për ta kthyer Golden Eagle YLLIN aty ku e ka vendin. FALEMINDERIT SUHAREKË!”, ishin fjalët e Altin Morinës.
Ndjenja që më jep Suhareka, m' bëri të mos mendoj dy herë të kthehem në Golden Eagle Ylli!

Reklamë

Komentet

Sport

Marketingu

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Opinione

Sociale

Showbiz

Argëtim