Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

Psikologu Rron Kastrati reagon : Pse qentë lehin kur thërret ezani?

Sociale  |  E Martë - 13 Gusht, 2019  |  1501 Lexime
Mediokrizia e ideve deluzive si psh nëse ezani thërret qentë lehin sepse e shohin "djallin" ose transformohen në djaj, ulërasin, ndjehen të tërbuar etj janë tema që tashmë 10 vitet e fundit po furnizohet dhe po ushqehet skajshmërisht përmes këtyre perceptimeve dhe përshtypjeve të zbehta faktikisht, dhe të forta sugjestivisht. Qasja psikologjike-shkencore në rrafshin psikoakustik dhe shpjegues në këtë situate në mes të qenit(lehjes) dhe ezanit qëndron se :
Tingujt dhe valët e intensitetit akustik janë nivele të shtypjes së zërit në terma të frekuencës, pra pjesërisht për shkak se kjo tregon sesi veshët e interpretojnë zërin, në këtë rast "misterioz"ekzaktësisht veshët e qenit dhe përbërja strukturore e përpunimit sistematik të frekuencës së zërit dhe përhapjes së valës në përpjestim të drejtë me nivelin e shtypjes, është ura lidhëse e këtij përpunimi koherent të informacionit përkatës.
Përndryshe të gjithë ata që i nënshtrohen besueshmërisht idesë deluzive dhe dogmatike të këtij besimi situator e sugjestiv me tendencë ngjalljen e frikës dhe nxitjen e problemeve ambivalente të botëkuptimit emocional, ju ftoj ta analizoni qasjen e Bioakustikës që në fakt është një fushë e studimit shkencor të dëgjimit dhe thirrjeve të kafshëve, ku nga ky studim është konstatuar shkencërisht se si kafshët janë të ndikuar nga akustika dhe zërat që përhapen në mjediset e tyre.
Hidheni vështrimin edhe të korelacioni relevant i variablave të shumta faktike në raport me asocimin e ngacmuesve të pakushtëzuar, të kushtëzuar dhe inputit reagues ndaj një situate të tillë. Këtë mund ta provoni lehtë, supozoj eksperimentalisht po sikur ezani mos ta sinjalizoj thirrjen për namaz gjatë mbrëmjes, sa janë gjasat që qentë të lehin ? Ku qëndron probabiliteti këtu ? Prandaj arratisja e zërit, vibrimet, frekuencat e tilla të zërit kanë kuptim dhe shpjegim shkencor.
Unë i qëndroj me këmbngulësi besimit në një Krijues suprem, absolut, një Intelegjence infinite, dhe projeksionuese, të cilën mund ta quajmë Perendi, Allah, Zot, Krijues etj, prandaj uroj e shpresoj të gjithë ata që kanë hiperndjeshmëri ndaj diskutimeve dhe kundërshtimeve të tilla ndaj sqarimeve religjoze si kjo situatë, i kërkoj falje publikisht, dhe se shprehimisht deklaroj se Kur'ani është libër shkencor, por këto parafrazime trajtime "mistike" meritojnë koshiencë shkencore dhe jo përrallore. Por gjithësesi shkenca dhe feja, kanë lidhshmëri argumentuese dhe kuptimore njëra me tjetrën, por jo deri në atë shkallë saqë ndonjeherë edhe idetë e tilla sugjestive e deluzive ta rrëmbejnë racion tonë të shëndetshme dhe logjike. Leximi dhe studimi analitik i këtyre problemeve na shmang nga këto besime përrallore dhe simbolike, dhe na ofron mundësinë e artë që të reagojmë shkencërisht ndaj të gjithë portaleve që publikojnë tema të shumta kurioze.
Së fundmi e ritheksoj vazhdimisht se paraftyrimet mund të na shpjerin në disa dimensione interesante si psh: ç'lirimi nga simptomat materiale deri te shkalla e lartë siç është shpirtëzimi, dhe kjo gjithnjë asistohet dhe nxitet nga sistemi i besimit animistik. Për të tjera shpjegime të hollësishme ekzistojnë literatura të llojllojshme me referenca shkencore që na ofrojnë përgjigje konkrete, sepse kjo është Jeta, teoritë Universale janë tërësore, por preferoj të jem një strukturalist, sepse vetëm një strukturalist mund ta qetësoj nxehtësinë e flaktë të kureshtjes përçdo gjë që e rrethon.

Shkruan : Psikologu Rron Kastrati
Psikologu Rron Kastrati reagon : Pse qentë lehin kur thërret ezani?

Reklamë

Komentet

Sociale

Marketingu

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Opinione

Sociale

Showbiz

Argëtim