Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

 

Fc Ballkani me perforcime të reja

Sport  |  E Hëne - 29 Korrik, 2019  |  313 Lexime

Të dashur miq,

Ju njoftojmë se FC Ballkani ka arritur marrëveshje me futbollistin Albin Berisha, i cili luan në pozitën e qendër sulmuesit. Albini karrierën e ka filluar ne klubin tonë, ku pas një aventurë të suksesshme nëpër klube të ndryshme ri-kthehet me një kontrate 3 vjeqare në klubin amë.

Deri tash përveç FC Ballkanit ka mbrojtur ngjyrat e klubeve si FK Kukësi, KF Laçi dhe se fundmi FC Besa e Pejës, në këto klube Albin Berisha ka lënë gjurmë pozitive. Andaj, i japim vetes të drejt që të shpresojmë shumë në këtë futbollist për të ardhmen e klubit tonë dhe futbollit në përgjithësi.

Qendër mbrojtësi Egzon Sinani ka ndërruar ngjyrat, nga ato blu të KF Llapit ka vendosur të vishet portokall, duke nënshkruar kontratën 2 vjeqare me FC Ballkani.

Egzoni shquhet me mentalitet fitues, këmbëngulës dhe insistues.

Albin Kapra është futbollisti i ri i FC Ballkani, klubi ka arritur marrëveshjen me futbollistin për 3 vitet e ardhshme.

Kapra është formuar si futbollist në klubin e futbollit 2 Korriku nga Prishtina, presim nga futbollisti të jetë një nder shtyllat kyçe si në fazën mbrojtëse, po ashtu edhe në atë ofensive.



© RADIO VALA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Fc Ballkani me perforcime të reja

Reklamë

Komentet

Sport

 

Marketingu

 

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Opinione

Sociale

Showbiz

Argëtim