Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

 

Rahoveci sot ditë zie, solidarizohet me familjarët e tre viktimave që vdiqën në aksident trafiku

Kronikë e zezë  |  E Hëne - 29 Korrik, 2019  |  177 Lexime

Sot Komuna e Rahovecit është në ditë zie pas humbjes së jetës së tre personave në një aksident të rëndë trafiku të premten e kaluar në Bernjak.

Shpallja ditë zie në Rahovec bëhet në shenjë ngushëllimi me familjarët e viktimave.

Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka bërë të ditur se me këtë rast të gjithë flamujt që janë të vendosur në institucionet komunale, do të ulen në gjysmështizë.

Në aksidentin tragjik që ndodhi në fshatin Bernjak humbën jetën tre persona dhe tre të tjerë u lënduan rëndë.

Ndryshe, mbi 40 persona kanë gjetur vdekjen në rrugët e Kosovës për vetëm gjashtë muaj të vitit 2019.

 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP) ka shprehur shqetësimin lidhur me numrin e lartë të aksidenteve në Kosovë, duke thënë se shkaku më i shpeshtë i tyre është faktori njeri.

Rahoveci sot ditë zie, solidarizohet me familjarët e tre viktimave që vdiqën në aksident trafiku

Reklamë

Komentet

Kronikë e zezë

 

Marketingu

 

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Opinione

Sociale

Showbiz

Argëtim