Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

 

Peja, Prizreni dhe Mitrovica mbeten pa Universitete Publike!

Politikë  |  E Hëne - 15 Korrik, 2019  |  167 Lexime


Këshilli Shtetëror i Cilësisë(KShC) në mbledhjen e 74-të vendosi në favor të raporteve të ekspertëve ndërkombëtarë, të cilët rekomanduan që t’u tërhiqet akreditimi institucional për vitin akademik 2019/2020.
Me këto vendime, Universiteti Publik i Mitrovicës, Universiteti i Pejës dhe Universiteti i Prizrenit, nuk do të mund të regjistrojnë studentë të rinj për këtë vit akademik.
Me gjashtë vota pro, bordi i KShC-së vendosi që ta miratojë raportin e ekspertëve ndërkombëtar, në të cilin rekomandohet që Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”, t’i tërhiqet akreditimi për vitin akademik 2019/2020.
Për Universitetin e Pejës “Haxhi Zeka”, përsëri me gjashtë vota pro u votua raporti i ekspertëve, në të cilin gjithashtu rekomandohet që të tërhiqet akreditimi institucional për këtë vit akademik.
Ndaj vendimeve të KShC-së të tri Universitetet Publike të cilave iu tërhoq akreditimi kanë të drejtën e ankesës në Agjencinë e Kosovës për Akreditim.
Edhe për Universitetin e Prizrenit me gjashtë vota pro, bordi i KShC-së votoi raportin negativ të ekspertëve, në të cilin është rekomanduar që t’i tërhiqet akreditimi institucional.
Anëtarët Rozafa Koliqi dhe Dukagjin Zeka nuk morën pjesë në votim, për shkak të letrës së ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi, i cili ka kërkuar që të pezullohet puna e KShC-së, si pasojë e letrës së Agjencionit Kundër Korrupsion, në të cilën është konstatuar se nuk ka konflikt të interesit të anëtarëve, mirëpo është rekomanduar që të zgjidhet kjo çështje në mënyrë që të mos ketë situatë të ngjashme në të ardhmen.
Bordi i KShC-së ka vendosur që t’i përjashtojë nga procesi i vendimmarrjes këta dy anëtarë, derisa të marrin një interpretim të rekomandimit të dhënë nga AKK-ja.
Bordi i KShC-së kërkoi të dijë arsyen e mungesës së ushtruesit të detyrës së drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Avni Gashi, i cili nuk mori pjesë në këtë mbledhje.
Ndërkohë që anëtarja Rozafa Koliqi kërkoi sqarim rreth letrës së dorëzuar nga U. D. i Drejtorit të AKA-së, në Agjencionin Kundër Korrupsion, disa muaj pasi ajo dhe profesori Dukagjin Zeka u bën pjesë e stafit të rregullt në UP.
Ekspertët ndërkombëtar të Asociacionit Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë(ENQA), ishin angazhuar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim për vlerësim institucional dhe të programeve të Universiteteve Publike dhe Kolegjeve Private.

Por i menjehershem ka qen edhe reagimi i Kryeministrit te Kosoves ..Ramush Hardinja :
Është i pa pranueshëm vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mbylljen e tri Universiteteve Publike; atij në Pejë, në Mitrovicë dhe në Prizren.
Si kryeministër i vendit, e konsideroj të padrejtë mohimin e mundësisë për regjistrim të studentëve, duke ua humbur atyre vitin.
Ndaj këtij rasti do të veprojmë menjëherë, duke ndërmarrë hapa konkret në zgjidhjen e kësaj situate.

Peja, Prizreni dhe Mitrovica mbeten pa Universitete Publike!

Reklamë

Komentet

Politikë

 

Marketingu

 

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Opinione

Sociale

Showbiz

Argëtim