Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

Ujku bie mbi torishtën e kosovarit, ia pret në fyt viçin

Kronikë e zezë  |  E Enjte - 11 Korrik, 2019  |  1453 Lexime

Zonat rurale po vazhdojnë të jenë të rrezikuara nga kafshët e egra.

Një ujk është bërë problem për banorët e Komunës së Hanit tëElezit.

Para disa javësh, kishte sulmuar një fëmijë, ndërsa mbrëmë, ka sulmuar bagëtitë e një banorit të fshatit  Gorancë.

 

Një lexues për Indeksonline ka treguar se si mbrëmë rreth orës 19:00, ujku ka sulmuar bagëtitë e pronarit “Abdulxhelil Kaloshi” në Gorancë.

 

Siç shihet në këto fotografi të dërguara në redaksi, një viç është sulmuar nga ujku, ku si pasojë e sulmit  ka ngordhur.

Para disa javësh, një fëmijë 5 vjeçar në  fshatin Dimcë të kësaj komune është sulmuar nga i njëjti ujk.

Por, fatmirësisht 5 vjeçari u shpëtua nga axha i tij, i cili e kishte marrë nipin dhe me urgjencë e kishte dërguar për në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK)./Indeksonline/

Ujku bie mbi torishtën e kosovarit, ia pret në fyt viçin

Reklamë

Komentet

Kronikë e zezë

Marketingu

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Opinione

Sociale

Showbiz

Argëtim