Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

PDK Lule të thara - tharje e shpresës së njerëzve !

Politikë  |  E Martë - 9 Korrik, 2019  |  415 Lexime
Dega PDK në Therandë ka reaguar në lidhje me lulet e mbjella në rrethin afër Muzeut të qytetit.

Postimi i tyre i plotë në facebook
Lulet mbillen për t'i dhënë një pamje më të mirë vendit, por ndryshe është situata te rrethi afër Muzeut të Qytetit në Therandë. Lulet e mbjella aty, pa përkujdesje nga organet kompetente, duken sikur në fotot më poshtë. Lule të thara, që siq duket simbolizojnë tharjen e shpresës së njerëzve se pushteti aktual në komunën tonë do të bëj ndonjë punë ashtu siq duhet. Këto punime, zakonisht kryhen sa për t'u reklamuar në facebook ditën e parë që kryhen punimet, pastaj institucioneve komunale as që u interesohen të përkujdesen për to!
Kjo mënyrë e keqpërdorimeve dhe punëve sa për sy e faqe, dita ditës po e rrisin pakënaqësinë e qytetarëve ndaj udhëheqjes komunale dhe si e tillë duhet dhe do të ndryshojë me votën e qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme !
PDK Lule të thara - tharje e shpresës së njerëzve !

Reklamë

Komentet

Politikë

 

Marketingu

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Sociale

Showbiz

Argëtim