Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

Piktori nga Suhareka, Rilind Morina ka realizuar portretin e Fadil Vokrrit !

Kulturë  |  E Hëne - 1 Korrik, 2019  |  613 Lexime
Piktori nga vendi ynë Suhareka, ka realizuar portretin e legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Këtë punim e ka punuar me laps teknik dhe e ka realizuar për një kohë të shkurtë, pasi e ka punuar me një përkushtim dhe dëshirë të madhe, siç është shprehur edhe ai vet për portalin tonë.

Pasioni i tij për artin ka filluar qysh herët dhe është finalizuar me diplomimin e tij në Fakultetin e Arteve që një kohë.
Arsyeja e këtij punimi është puna e palodhshme dhe e madhe e Fadil Vokrrit, tashmë të ndjerë, për futbollin kosovar. Ndaj të cilit duhet të jemi falënderues i gjithë vendi.  

Nuk është hera e parë për Rilindin qe krijon të këtilla punime për figura të larta nga vendi yn  por edhe të huaja por që kanë bërë shumë për vendin tonë. Ai pak kohë më parë ka punuar edhe portretin e ish Presidentit Amerikan, Bill Clinton.
Se është talent i lindur dhe i rrallë mund të vëreni edhe ju vetë në fotot e  meposhtme 
 
 
Piktori nga Suhareka, Rilind Morina ka realizuar portretin e Fadil Vokrrit !

Reklamë

Komentet

Kulturë

Marketingu

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Opinione

Sociale

Showbiz

Argëtim