Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

 

Rikthehet Gëzim Morina

Sport  |  E Premte - 21 Qershor, 2019  |  589 Lexime

Gëzim Morina e ka lënë prapa lëndimin që e mbajti jashtë për rreth katër muaj.

 

Basketbollisti kosovar, i cili luan në kampionatin slloven që disa vjet, ka filluar përgatitjet intensive në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, në mënyrë që të jetë i gatshëm për ndeshjet parakualfikuese të Kombëtares së Kosovës, ndaj Luksemburgut dhe Britanisë së Madhe.

Morina shpreson që stërvitjet e hershme do ta ndihmojnë të rikthehet në formën më të mirë të mundshme, raporton KTV.

Alo-qendra kosovare beson se Kosova mund ta fitojë grupin e para-kualfikimeve për Kampionatin Evropian.

26-vjeçari ka folur edhe për të ardhmen e tij, duke bërë të ditur se do të ndërrojë skuadër, por jo edhe kampionat.

Morina, në sezonin e fundit, ishte pjesë e Shenqurit në Slloveni, ndërkaq nga viti 2017 është pjesë e rregullt e Kombëtares së Kosovës në basketboll.

Rikthehet Gëzim Morina

Reklamë

Komentet

Sport

 

Marketingu

 

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Opinione

Sociale

Showbiz

Argëtim