Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

Ftesë për aplikim për pjesëmarrje në trajnime nga SWEI

Sociale  |  E Shtune - 15 Qershor, 2019  |  97 Lexime
Skilled Workforce for Economic Integration - SWEI organizon trajnime për mbledhje, kultivim dhe përpunim të Frutave të Malit dhe trajnim për mbledhje, kultivim dhe përpunim të Bimëve Mjekësorë – Aromatike
Kush mund të aplikoj?
  • Të gjithë të rinjtë dhe të rejat e moshës 15-29 të zonës kufitare Shqipëri-Kosovë (Shqipëri: Rajoni i Lezhës dhe Kukësit, ndërsa në Kosovë komunat: Prizren, Dragash, Rahovec, Suharekë, Malishevë dhe Mamushë) që kanë mbaruar arsimimin e obligueshëm;
  • Të gjithë rinjtë dhe të rejat që jenë të regjistruar si punë-kërkues tek Zyra e Punës, apo të regjistroheni në momentin e aplikimit.
  • Të gjithë rinjtë dhe të rejat e këtyre zonave të cilët shfaqin interesim dhe kanë potencial për tu marrë me veprimtarinë e Frutave të Malit (FM) dhe Bimëve Mjekësore-Aromatike (BMA).
  • Përparësi kanë të gjithë rinjtë dhe të rejat që plotësojnë kriterin 1 dhe që merren me mbledhje, kultivim apo përpunim të FM dhe BMA, apo janë marrë në të kaluarën.
  • SWEI inkurajon aplikimin e femrave punëkërkuese
Kostoja e trajnimit?
Trajnimet janë falas, ndërsa kandidatët e përzgjedhur do të rimbursohen në vlerë prej 200 EURO për shpenzime të udhëtimit dhe ushqimit për 15 ditë pjesëmarrje në trajnim.
Si të aplikoj?
Dërgo CV-n dhe një letër motivuese tek zyrat e punës në Lezhë, Laç, Mirditë, Kukës, Has dhe Tropojë.
Në Kosovë tek Zyrat e Punës në Prizren, Dragash, Rahovec, Suharekë dhe Malishevë.
Afati i fundit për aplikim është 28 Qershor 2019.
Për më shumë, vizito faqen tonë të facebook: https://www.facebook.com/swei.alks
 
Ftesë për aplikim për pjesëmarrje në trajnime nga SWEI

Reklamë

Komentet

Sociale

 

Marketingu

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Sociale

Showbiz

Argëtim