Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

 

Dua te ndaj diçka interesante per muziken qe ndoshta nuk e keni dite - Opinion nga Besarta Krasniqi.

Opinione  |  E Martë - 28 Maj, 2019  |  469 Lexime
Te gjithe e dojme muziken apo?! Edhe nese ka njerez qe nuk e degjojne shume te pakten e kane nje kang te preferune qe e dojne ose ngojne najhere apo jo?! 
Tash du me ju pyt juve, mendoni per kangen qe e doni mas shumti? Para se tju tregoj pyteni veten ose mendoni pse e doni qat kang ose ato kang qe i doni kaq shume? Qka ju bajn me ndje? Edhe pse disa kang i ngojme sdi sa dit deri sa tna bahen bajat? 

Para disa jave e kam ftu nje shokun tim, i cili eshte muzikant me ardhe ne shoqaten e mamit tim "Autizmi" ne Suhareke me kendu per femijet te cilat kane nevoja te vecanta, Autizem, ngecje ne te mesuarit, Down Syndrome etj.. 
E ftova sepse ata femije kane nevoje per aktivitete dhe mendova qe te pakten 20 minuta me ngu muzik edhe gitar muj me i ba me u ndje mire me ndihmen e shokut. 

Keta femije, jane shume inteligjent edhe pse ndoshta nuk mendojn, jetojne edhe sillen sikur ne - besom qe vertete jane gjini edhe kane inteligjence shume te larte! 
Por qe, disa jane hiperaktiv edhe ka pas raste qe as baba dimri me dhurata nuk ka mujt me i ul edhe me i majt me nje vend, amo kur erdh shoki at dit me gitar, njoni prej femijeve i tha, "Qele gitaren ta shohim" edhe ai u ul, na u ulem perballe tij edhe filloi me kendu, a besoni qe te gjithe femijet u qetsuan, disa fillun me buzeqesh, disa me doretrokit, disa edhe me e leviz trupin duke e degju muziken. Edhe ai femija qe eshte me se shumti hiperaktiv - qe nuk ulet me nje vend, a besoni edhe ai u kthy edhe buzeqeshi edhe ka nejt tu e kqyr deri ne fund, vetem nje here u qu, me e qel canten e gitares edhe apet u ul, 20 min ata femije vetem kane degju dhe ne fund e kena ndje nje qetsi ne klase qe asihere seshte ndje! 

Te gjithe ne fund e luten qe ai me ardhe perseri, edhe kur erdha ne shtepi mendova, mendova pse kane shume kane nejt ne qetsi, sepse femijet me Autizem nuk e ndejne muziken sikur ne, jane te vecant dhe e kane boten e tyre qe me te vertete eshte interesante dhe e mrekullueshme. Femijet me Autizem nuk i afrohen cdo kujt, i zgjedhin njerezit edhe e kane nje instinkt qe ne te tjeret nuk e kemi, kemi empati - qe e permendi shpesh here ne emisionin tim INFO PLUS ne radio vala, por instink nuk kemi - ata e kane, e ndjejne kush eshte i mire dhe kush nuk eshte, a e keni vrejt femijet me Down Syndrome sa te dashur jane? Dhe si i perqafojne njerezit kaq forte? 

Kur mendova, e vrejta qe vertete jane gjeni dhe jane te zgjuar shume ne matematik, kur kam qene duke jetu ne Angli para 7 vjete, kam mesuar se si te luaj piano dhe e kam pasur nje mesuese te pianos dhe ajo me thoshte ti je e mire ne muzike e ndejne kaq forte sepse ke vesh muzikor e ke trasheguar nga mami dhe nga gjyshi (i cili eshte muzikant) por tha ata qe e duan ose e ndejne muziken e kuptojne edhe matematiken, disa e duan muziken sepse thjesht e duan kurse disa e duan muziken sepse jane te mire ne matematik dhe e kuptojne matematiken. Muzikantet, kompozitoret, njerez qe shkruajne muzik edhe ata qe merren me muzik e kuptojne kete sepse gjithemone merresh me numra edhe pse jane nota muzikor prap se prap tempo, ritmi etj te gjitha keto jane numra por qe ne i kthejme ne do re mi fa so la si do. 
Femijet me Autizem ose njerezit qe kane ndonje nevoje te vecant vertete ndoshta nuk e degjojne muziken sikur ne, ndoshta nuk e kuptojne sikur ne por ne menyren e tyre edhe per shkak te intelegjences se tyre - atyre muzika ju shfaqet ne formula, ju shfaqet ne menyra te ndryshme, pra ne forme te matematikes dhe prandaj ata sikur ne qe kercejme, levizin trupin apo kenaqemi edhe ata ne menyren e tyre kenaqen - dhe sikur ate dit ne shqoqaten e mamit, rrijne te qehte dhe e shijojne muziken. Pra ndoshta disa njerez e kane dhunti, disa veshin muzikor, disa trashegimi, disa e degjojne muziken sepse e duan, dhe disa ndoshta nuk e degjojne dhe aq por kur e degjojne e kuptojne ne menyren e tyre - sikur matematiken qe e kuptojne.. 

Edhe nje pyetje per ju, a e keni vene re qe kanihere do kang si durojme aspak? Pse? se formula e matematikes qe na shafqet qofshim me Autizem apo jo, ose muzika qe na shfaqet dhe qe e perjetojme nuk na pelqen? Formula e saj, sepse cdo keng i ka numrat e veta formulen e vet, nuk ka shijon!! 

Prandaj ata femije ate dit kane nejt te qehte sepse muzika (formula e saj - matematika) i ka qetsu, i ka bo me u ndje mire ashtu sic muzika na ban neve te ndihemi mire. 
Kjo eshte dicka qe vertete ndoshta se keni degju ndonjehere, dhe ka pasur disa eksperiemente psikologjike qe e kane bo ne kete ceshtje dhe pata deshire me e nda me juve, sepse eshte vertete diqka interesant dhe dicka qe nuk e degjojme cdo dit. 

Per fund, per te gjithe ju qe e lexuat ket shkrimin tim deri tani - dhe deri ne fund, dua te ndaj nje video me ju, nje video nga Britians Got Talent qe mbahet ne Britanine e madhe, ka qene nje muzikant i cili ka marre pjese ne kete shfaqje - ju sugjeroj ta shikoni deri ne fund, edhe pastaj dua te ju tregoj dicka.... Por pasi qe ta shikoni videon nga fillimi deri ne fund...




E shikuat? Cfare keni ndje duke e degju muziken? 
Mbreselenese apo jo? 
Tani, dua te tregoj dicka per kete djalin qe ka marre pjese ne kete shfaqeje.. 

Ky nuk degjon, vetem shikon por degjimin nuk e ka, por qe nese kthehemi aty ku ju tregova me perpara per femijet me Autizem ose per ata njerez qe kane nevoja te vecanta, dhe nese vertete ju pelqej muzika e tij, mund te pyesni si eshte e mundur te kirjoj ky nje muzike kaq te bukur edhe nuk degjon?! 
Ky ndoshta vertete nuk degjon por sikur keta femija me Autizem ky ka nje dhunti, ka nje inteligjence te larte, edhe pse nuk degjon ky mund te jete dhe besoj shume qe eshte i mire ne matematik, edhe muziken e ban ne ane te formulave, nuk e degjon cfare luan ne piano por kur kap me i shkrujt kenget e tij ai i shkruan notat muzikor dhe ne koken e tij i paraqiten sikur formula matematikore, edhe ashtu sikur 2+2 bejne 4 edhe ai ashtu notat muzikore i paraqet dhe i luan, ky formulat matematikore i ndan me neve, edhe na edhe nese nuk jemi te mire ne matematik ose thjesht e duam muziken, per ne, per veshin tone eshte vertetee nje kenaqesi sepse ne qe e duam muziken e ndjejme ashtu sic i ndejne dhe i shkruan ky formaulat e tij ne ane te notave muzikor.... 

Me falni ndoshta shkruajta shume, por jeta ndonjehere eshte e shkurter edhe mendoj qe sa me shume mesojme dhe i kuptojme keto gjera, keta njerez rreth nesh qe jane te vecanta, sepse secili me te vertete kemi nje vecanti qe na ben te dallojme nga njeri tjetri, kur e kuptojme kete ja dijme vleren me shume jetes dhe e kuptojme qe kjo bote asnjehre nuk mbaron duke nda me neve gjera qe me te vertete na bejne me kuptu qe ne ket bote, sidmos ne Kosove, ja vlen me jetuu.. Sado veshtire qe behet ketu prap se prap ja vlen me jetu sepse edhe ketu kemi njerez dhe gjera qe e bejne jeten me pas ma shume vlere.. 

Faleminderit dhe shpresoj shume qe sa here qe te degjoni muzike te ju kujtohet kjo qe lexuat!! 



 
Dua te ndaj diçka interesante per muziken qe ndoshta nuk e keni dite - Opinion nga Besarta Krasniqi.

Reklamë

Komentet

Opinione

 

Marketingu

 

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Opinione

Sociale

Showbiz

Argëtim