Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

"Psikopatologjia e politikës, dhe konfliktet e pandërgjegjshme të politikanëve dhe të politikejve në rrafshin psiko-politik." - Opinion nga Rron Kastrati

Opinione  |  E Shtune - 18 Maj, 2019  |  249 Lexime
"Nuk është një loto, është një mundësi e artë identifikuese dhe introspektive e njohjes së Unit tënd, sepse një psiko-politik e retarduar vuan dhimbshmërisht nga tipari neurotik i tij/saj.
Këtu qëndron problemi esencial, sepse ndërveprimi kritik mes tipareve të përsonalitetit dhe sistemeve politike në përpjestim të zhdrejtë dhe në kundërshtim të plotë me to, gëlltit qëllimet e shëndosha duke i metamorfozuar me psikotizëm kronik. Fatkeqësisht !.
Në prespektivën psikologjike, psikologjia politike si një fushë disiplinore, teorike dhe praktike na mundëson për ta kuptuar politikën, politikanët, dhe sjelljen politike të tyre. 

Por çfarë thotë psikologjia politike për opozitarizmin e shëndoshë, dhe mirëqeverisjen e një lokaliteti ose vendi dhe anasjelltas ?
Një shpjegim më njohës në raport me kontekstin vendor, veçmas në atë lokal, konkretisht në qytetete të shumta, nga një qasje psikologjike -politike na nxit të studiojmë mardhëniet e ndërvarura midis individëve dhe konteksteve që ndikohen nga reputacioni intelektual, njohja, strategjitë e punës inovative, komunikimi i pranueshëm aspak degradues në publik, natyrisht nëse gëzon pozicion institucional- ndërgjegjësues, dhe formimi i qëndrimeve në relacione bashkëpunuese dhe të mirëfillta, specifikisht argumentues dhe aspak justifikant e të derivuara nga mekanizmat(mbrojtës) më primtiv, që projektojnë pseudo-situata të trilluara, dhe kështu para një publiku qoftë elektoral ose jo, reflektojnë bindje të rreme(fallcifikuar) të përkohshme, "kineze".
E ritheksojmë se pjekuria e vonshme e mendësisë psiko-politike që mund të retardohet drejt një patologjie ndoshta me shpresë e trajtueshme por e pasherueshme në aspektin klinik, është pikërisht "ekstremizimi politik i bindjeve të rreme" .
Shqetësues fakti kur në politikat lokale privilegjet dhe favorizimet i bën të qëndrueshme vazhdimësia e proceseve të arsyetimit të motivuar, ku zakonisht informacionet e pakëndshme ose sfiduese refuzohen shpejtë sepse nuk kanë sens real. 
Rezultati i kësaj pasoje mund të na çojë në vendime polare dhe nënoptimale-politike.

A mund ta kuptoni se sa dobët funksionon qytetaria demokratike dhe shkalla në të cilën ata devijojnë nga sistemi normativ dhe vendimarrja racionale ? 
Pse është i gozhduar ky kontradiksion psiko-politik në nivelin lokal dhe qëndror në Kosovë ? 
Është vota që e kurorëzon pseudo-intelektualin në pozicionet e leverdishme të politikës, apo përllogaritjet matematikore me kalkulim amatoresk(bashkëpunues me të nënshtruarit nga ai/ajo që i nënshtron) disa politikej të retarduar që i turren me mazohizëm plot vrull, e që si qëllim kanë kapërdimin fiziologjik të luksit shfrenues, nga një tundim egocentrik fatkeqësisht poashtu të trajtueshëm por aspak të kurueshëm.

Psikopatologjinë politike e hasim në situtata alarmante kur ajo shëndërrohet në kolaps makro-ekonomik.
Së fundmi, tiparet e përsonalitetit mbi ideologjinë politike brenda një sistemi politik të caktuar varen gjithashtu nga struktura e partive politike, numri i tyre, pozicionet e miratuara në mënyrë strategjike(manipulative) grupacionet fraksioniste- debilitete "intelektuale" që kanë lajthitur në mes të një rruge qorre pa kthim. 
Konkluzioni i kësaj analize metapsiko-politike në prizmin psikopatologjik nënvizon shkallën e lartë në të cilën njohja e nxehtë shkakton gjendjen afektive dhe influencon në vendimarrje, e ateherë ku mos më keq "opozitarizmi i shthurur" nxit individët që janë të motivuar për të ruajtur besimet e tyre, të kundërshtojnë pikëpamjet sfiduese ose kontradiktore dhe hedhin poshtë argumentet e palës tjetër me vetëlartësim shumë më keq se kaq, dhe me deluzion tipikisht madhështie. 
Kjo prodhon një shkarkim të shpejtë pa paralajmërim nga një pikëpamje e kundërt (Psiko-politike). 
Pra mos harroni ekzistenca e arsyetimit të motivuar gjeneron një paradoks, në veçanti kur bëhet fjalë për sofistikate politike, ku të cilët dalin të jenë më të nënshtruar automatizmit dhe arsyetimit të motivuar. 
Është një ushtrim i kot për disa politikej, sepse ekspozimi dhe diskutimi iracional(publik) është vetëm një ideal politik i paarritshëm. 
Dyshoj se pastaj mosha pleqërore mund të vuaj nga ç'rregullime të shumta të personalitetit.
Politika e klithjeve dhe e manipulimit nuk e sjell asnjëherë statifaksionin e lumturisë njerëzore në një republikë shtetërore në të gjitha nivelet."

Rron Kastrati- Psikolog organizativ dhe social, analist i fenomeneve psikologjike, autor i shumë shkrimeve psikologjike me karakter shkencor.
"Psikopatologjia e politikës, dhe konfliktet e pandërgjegjshme të politikanëve dhe të politikejve në rrafshin psiko-politik." - Opinion nga Rron Kastrati

Reklamë

Komentet

Opinione

 

Marketingu

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Showbiz

Argëtim