Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

Oh ju "BURRAT" e Kosoves!!! - Opinion.

Opinione  |  E Shtune - 13 Prill, 2019  |  447 Lexime
Oh ju "burrat e Kosoves", qe luftut per vendin tuaj, oh ju trimat qe luftut kunder armikut tone me te madh qe ska qef qent ne rrug me naj pa se le mo njerzt!!!!
Oh ju BURRAT e Kosoves, a qaq shpejt harrut qka na kane ba Serbt a ????? 
A qaq shpejt i harrut deshmort qe e dhan shpirtin e tyre, qe i lan familjet e tynve, veq per me na dhon neve lirine tone, qe na sot e kena, e as qe jena tu e gzu, a e dini qe kur humbet gjuha me nje vend, qathere mo humbet edhe vendi!!!!
A harrut qka kane ba ata per neve, PER ME NA LAN NEVE SOT ME E FOL GJUHEN SHQIPE, njera nga gjuhet me te bukura dhe te pasura ne bote!

OH ju BURRAT qe pi perdorni Amerikant, kishe po bajna diqka ne vendin tone, a harrut qe deri dje Serbia e Rusia kane dasht me na marre, a e dini qe hala ne HARTEN E BOTES deri dje emri KOSOVE su kane kerkun, a e dini qe me shku ne Amerike e ne Angli e me bo me i pyt ku eshte Kosova, A E DINIII QE THOJN Kosova osht Serbia, se qeshtu ju thote bota se as bota nuk e din, EDHE PSE JENA PASARDHESIT E ILIREVE, PO JU A E  KENI DIT KET SEN?? 

Oh jo se dini! 
Per bese ju nuk e dini, pse? 
Se skeni kohe, skeni kohe, se koha juj shkon duke vjedh shtepia, duke vjedh prej shtetit tuaj, duke u vra per nje toke, PER NJE TOKE QE DERI DJE KENA LUFTU PER QAT TOKE, duke perqesh njoni tjetrin e duke e ul posht kane te muni veq per me ngrit veten! 
EDHE KANE JENI TU E VJEDH??? 
VENDIN TAN, GJAKUN TAN, POPULLIN TAN!!!!! 
A harrut qekaq shpejt a?? Hala as 20 vjet su banen, a qaq shpejt kena harru?? 
Per at Zot, mu kane gjalle qata deshmor qe e dhan shpirtin per neve, per me pas na liri e paqe e per me pas na siguri ne shtepine tone, a besoni qe me za kishin kajt, qashtu qysh kane kajt kur e kane pa shokin e tynve tu u pushatku perpara syve tvet dhe skan pas as qka me i ba, skan guxu me livrit, se ishin pushktatu edhe ata, SE SKENA PAS MJAFTUSHEM USHTAR KUNDER SERBVE, e le mo arma, mos te flasim!!!!!!!!!

KANE JENI TU E VJEDH O JU BURRAT E KOSOVES, KANE??? 
Gjakin tan, o BURRA! 
Jena gjak i njejte, jena vend i vogel, edhe nvend se me e mbeshtet njoni tjetrin, me duru pak, me ndihmu, qka po bajm na?? 
MKALLXONI QKA PO BAJM??? 

Mos me guxu me lan nanen e banen ne shtepi vet, se jane te vjeter e skan qysh me u mbrojt, se i lshon shpirti kur e shohin qe kujshia vet i hin ne shtepi me i vjedh, se nuk vjen dikush i huj qe sta njeh shpin, po bash qaj i yti te hin, qe e din ku i ki krejt senet! 
E kur ta therret policin, te kesh ne telefon, se atij si doket sen, veq kur te vdes dikush qathere qohemi ne kam kishe po bajna diqka, veq
qathere po reagojme, PSE SPO REAGOJME PARA SE ME DEK DIKUSH? 

A E NJHINI ILIRIET O JU BURRAT E KOSOVES ??
A E DINI QE FISI I PARE ILIR KANE QENE SHQIPTARET, a sna mjaftoj boll qe Greku naj mori historine a ??? A s'na sundun boll turqit a? E tana Serbt ? 
A SNA MJAFTOJ A ? 
Bash qitash ma shume se KURRE na duhet me mbeshtet njoni tejtrin, me perkrah, e jo me mshef dukatin se tutesh qe po te hin dikush, e jo mu tut me lan qiken ne shtepi kur te shkojsh musafir se ka me mesu, e jo me majt dikan roje kur te shkojm ne darsma se e din qe dikush hin... 

Gjyshja jeme, kur u kane koha e luftes mpat than, "Oh maje men na ma te keq se Serbt kena me u ba", A E DINI PSE ?? , thojke gjyshja, "Se Serbi pe vran armikun e vet, s'na kane kurgjo, normal qe na dojn token e malet tona perveti", mkallxoni, cila vend e botes eshte e rrethune me male me te bukura se na ??
Shkoni ne Zvicerr e ne Austri, e ku te doni qe shkoni, po s'ka si malet tona, s'ka si freskia e maleve tona, kerkun s'ka, po normal qe se dini ju kto, se s'na kane lan me shku ma larg, veq dej ne Shqipni, edhe ato bile tash e kane ba me pare per me kalu kufinin!! 
Thojke gjyshja ka me ardhe dita qe Shqiptari ka me vra shqiptarin, ka me vjedh shqiptarin edhe ka me e mposhte shqiptarin, thojke gjyshja ata sen sna kane neve, bile bile na urrejn se jena punetore, jena mikpristes edhe kena DASHNI, se kur kena pas ma pak jena dasht ma shume thojke, ja nike zemra asaj, thojke ka me ardhe dita qe vet shqiptari ka me e vra shqiptarin. 

OH JU BURRAT E KOSOVES qe ankohi e thoni skena pune, a e dini qe ktu hala ka shpiuna, qe vijn prej Amerikes e prej Rusise, me na pa neve qka po bajna, o JU BURRAT  E KOSOVES a mendoni najhere pse spo na qelen dyrt, e pse spo na lajn me e pa boten, pse na kane ilzolu?? 

A PO MENDONI QE KREJT KTA TE HUAJT VIJN ME NA NDIHMU A ???
Spo ja humbi, ata qe pernime na kane ndihmu jena falenderues deri ne vdejke, AMO do po vijn me na vezhgu, me na pa tu vjedh, tu e keqtrajtu vendin tu, tu e sha e tu e vra gjakun tone - na kqyrin qka bajm edhe e percjellin mesazhin, edhe majeni ne mend, nese nuk ndryshojme, nese se drejtojme gishtin tek vetja, nese nuk ja nisum prej vetes KURRE AMO BASH KURRE ata dyre per Evrope s'kan mu qel. 

Nisja prej vetes, pyte veten qka ke ba per vendin tan?? 
SE BILL CLITON PAT THAN, "MOS PYTNI QKA BAN SHTETI PER TY, PO PYT QKA BAN TI PER SHTETIN!",
BILL CLITON a e dini kush asht? A e dini ku o Amerika sot, Amerika as s'ka egizstu po Anglezt e kane ba, e tana u kriju Amerika!
A sduhet me jap njehere per me marre a ?? Qysh kane jap ata edhe kane marr edhe qe ku jane sot !!
Se kane punu, s'jan anku, kane jap me mish edhe me shpirt edhe tash qe ku jane sot, jo veq ata po krejt vendet e zhvillunte te botes!!!!

O mos mendoni qe Amerika i ka rrugt me ari, edhe mos e qitni KURRE nje shtet tjeter para KOSOVES, se edhe nese na kane ndihmu, na kane ndihmu se kane pas interes prej neve, a nuk pe dini a ?
PO se dini !!!!
SE DINIII!!!
Se me e dit, nuk hini neper shtepija te huja, por punoni !

A e dini pse po ju tham, se gjyshi i nje shokit tem ka pas thon "GJITHEMONE QESHTU SKA ME SHKU!" 
PO na spo punojm, spe kqyrim veten, spo ja nisum prej vetes, edhe duhet me ardhe Amerikani ktu me naj fshi rrugt, me na eduku me na mesu, me na mesu me than TE LUTEM E FALEMINDERIT se senet elementare spi dina, se jena te nxan tu u marr me darsma e me llafe, e tu pi kafe tan diten me cigare ndore, e jena nxan tu u perla me familjart  e tu harxhu kohe palidhje, nvend se me u marr me diqka ma te vlerfshem !!!

VETEM KAQ DU ME JU THAN, O JU BURRAT E KOSOVES, qysh naj ka dhan Zoti lirine, apet naj merr nese sdina me e majt, se cdo sen i keq te vjen falas, e cdo sen i mire duhet durim, e kohe EDHE PUNE!!! 
O JU BURRAT E KOSOVES, para se me kqyr tjetrin, njehere kqyre veten, kqyre veten a je ka rruga e drejt, se vetem nese ja nisim prej vetes, nje dite ka me u ba Kosova e mire ashtu sic eshte ba e lire! 
Oh ju "BURRAT" e Kosoves!!! - Opinion.

Reklamë

Komentet

Opinione

 

Marketingu

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Opinione

Sociale

Showbiz

Argëtim